IADK merr pjesë në "VET Summit 23"

IADK merr pjesë në "VET Summit 23 - Samiti i Arsimit dhe Aftësimit Profesional (AAP) në Kosovë.Ky samit i rëndësishëm organizohet nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës dhe është fokusuar në të ardhmen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional (AAP) në vend.

Eventi zhvillohet më 13 dhe 14 qershor në Klan Arena, Prishtinë.Samiti Vet 23 adreson sfidat dhe mundësitë e arsimimit dhe aftësimit profesional në Kosovë, duke targetuar të rinjët dhe aftësimin e tyre për tregun koherent të punës në fushat e:

- TIK-ut,

- Përpunimit të ushqimit,

- Përpunimit të drurit.

Në ceremoninë e hapjes e këtij samiti ju bashkuan edhe Kryetari i Prishtinës Z.Përparim Rama,ambasadori i Zvicrrës në Kosovë Z.Thomas Kolly,ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Z.Joern Rohdedhe udhëheqësi i ekipit për zhvillimin e fuqisë punëtore në zyren e USAID-it për rritje ekonomike Z.Matt Culinnane.Në fjalën hyrëse u diskutua për rëndësinë e arsimimit dhe aftësimit profesional në zhvillimin e vendit tonë dhe bashkëpunimin e fortë midis nivelit qendror, afrimin e qendrave për aftësim profesional si dhe për promovimin e ekselencës midis kombeve tona.

IADK në këtë event, pati mundësinë të prezantojë veprimtarinë në kuadër të fushave të akredituara dhe programeve të validuara për arsimim dhe aftësim profesional.