IADK certifikon 29 kandidatët në komunën e Vushtrrisë!

Vushtrri

Me datë 31.05.2023 është organizuar ceremonia e certifikimit të 29 kandidatëve nga komuna e Vushtrrisë, në mesin e të cilëve 14 kandidatë ishin nga grupi i të rinjëve dhe 15 të tjerë gra/burra. Në grupin e të rinjëve janë organizuar trajnime 5 ditore për ngritje të kapaciteteve në temat për përgatitjen e planit të biznesit, menaxhimin e fermave dhe teknikave të prodhimit. Po ashtu me grupin e grave dhe burrave, fillimisht u organizuan trajnime 5 ditore për ngritje të kapaciteteve në temat për menaxhim të fermës, mbajtjen e shënimeve, të drejtat e njeriut, vendimmarrja, metodat e avokimit dhe lobimit drejtë institucioneve publike.

IADK është duke zbatuar projketin “Fuqizimi i të rinjëve dhe grave nga zonat rurale përmes përfshirjes në bujqësi dhe përpunim të ushqimit” projekt tre vjeçar (2021-2023), i përkrahur nga donator Zviceran CFD dhe në kuadër të projektit përfshihet edhe komuna e Vushtrrisë.

Ndërsa shpërndarja e certifikatave është bërë nga Drejtori Eksekutiv i IADK-së z.Zenel Bunjaku dhe udhëheqja e departamentit të bujqësisë të komunës së Vushtrrisë znj. Rabije Zahiti, ku u uruan kandidatët për përkushtimin e treguar gjatë trajnimeve.Pas përfundimit të trajnimit, të gjithë kandidatëve pjesëmarrës do t’u jepet mundësia për aplikim për grant në sektorin e bujqësisë dhe përpunim të ushqimit.