Eksploroni zonat e pacënuara të Rrugëve të Staneve me ne

IADK

Është e vërtetë që malet na mbushin plotë jetë, ne e kemi provuar vetë. Ata që guxojnë të ecin në zonën ndërkufitare të Kosovës dhe Malit të Zi janë në gjendje të shohin një botë krejtësisht të ndryshme. Këto zona kanë një pasuri speciesh – disa të njohura, disa unike – që janë përshtatur në mënyrë të përkryer me lartësitë e larta dhe shpesh nuk gjenden askund tjetër në planet.

Një paraqitje e shkurtër e specieve të rralla të bimëve, bimëve mjekësore dhe aromatike, apo kafshëve të rrezikuara në mënyrë kritike si Rrëqebulli i Ballkanit, duhet të jetë ndër pamjet më frymëzuese në botë. Terreni malor është me të vërtetë një “pikë e nxehtë” e biodiversiteti dhe megjithëse biodiversiteti zvogëlohet me lartësinë, speciet që përshtaten janë të jashtëzakonshme për këto malësi.

Shfletoni me ne fletushkën e Florës dhe Faunës të Rrugëve të Staneve para se të marrin rrugëtimin drejt majave spektakolare të bjeshkëve më të dashura të Kosovës.

Për më shumë detaje mund ta shfletoni fletushkën këtu.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Transhumanca - ofertë e re turistike e Kosovës dhe Malit të Zi”, projekt dyvjeçar (2020-2022) financuar nga Bashkimi Evropian përmes programit të bashkëpunimit ndërkufitar mes Kosovës dhe Malit të Zi, IPA-II.