Monitorimi, indikatorët dhe matja e rezultateve në projekte

IADK

IADK vazhdon me ngritjen e kapaciteteve të stafit të organizatës përmes trajnimeve të ofruara nga donatori Brot für die Welt. Duke parë rëndësin e zhvillimit të aftësive, stafi i IADK-së ka vazhduar me ndjekjen e trajnimeve tre ditore të ofruara nga ekspertja Znj. Britta Schweighöfer.

Njohurit e fituara do të ndikojnë në profesionalizimin e stafit në lidhje me dizajnimin, monitorimin dhe matjen e rezultateve të projekteve, po ashtu do të ndikojnë në përgatitjen e projekteve të reja për zhvillimin e sektorit të bujqësisë.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës” mbështetur nga donatori Brot für die Welt.