Përkrahen fermerët me grante në sektorin e hortikulturës

IADK, Skënderaj

Më datë 08.04.2022 janë nënshkruar kontratat për përkrahje me grante  me fermerët të cilët kanë vijuar paraprakisht trajnimet në kultivimin e pemëve dhe perimeve.

 

Nënshkrimi i kontratave është bërë nga Drejtori Ekzekutiv i IADK-së, përfituesit, dhe Drejtorët e Komunave partnere ku zbatohet projekti, të cilat edhe janë bashkëfinancuese të këtij projekti. 

 

17 përfitues nga Komunat: Vushtrri dhe Skënderaj janë mbështetur me grante përkrahëse. Vlera mesatare e granteve për secilin përfitues është 3,000.00 €, ku fermerët përfitues do të ngrisin kapacitetet prodhuese në sektorin e hortikulturës, duke u mbështetur me serra për kultivim të perimeve, moto kultivator, fidane dhe inpute përcjellëse. Përmes mbështetjes me grante përkrahëse do të krijohen kushte për gjenerimin të të hyrave dhe vetëpunësim nga aktivitetet bujqësore.


Aktiviteti është mbështetur në kuadër të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës”, i përkrahur nga donatori BfdW nga Gjermania.