IADK çertifikon kandidatet nga Komuna e Kamenicës

IADK

Me datë 22.03.2022 është organizuar ceremonia e certifikimit të 10 kandidateve nga Komuna e Kamenicë, të cilat kanë vijuar me sukses trajnimet profesionale në sektorin e përpunimit në programin Konservues i frutave, perimeve dhe të ngjashme.

Pas përfundimit trajnimeve profesionale sipas programit të validuar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK) dhe kalueshmërisë së testeve vlerësuese, kandidatet kanë marrë kualifikimin: Konservues i frutave, perimeve dhe të ngjashme Niveli i III, sipas Kornizes Kombëtare të Kualifikimeve (KKK) me nga 4 kredi.

Shpërndarja e çertifikatave është bërë nga Drejtori Ekzekutiv i IADK-së z. Zenel Bunjaku, Drejtori i Komunës së Kamenicë z. Shpend Morina, ku uruan kandidatet për përkushtimin dhe suksesin e tyre të treguar gjatë trajnimeve në përpunimin e frutave dhe perimeve.

Pjesë e aktivitetit të trajnimeve ka qenë mbështetja e njërës prej kandidateve me pajisje për përpunimin e frutave dhe perimeve në vlerë prej 12.000 €. Kandidatja më e suksesshme Ibadete Sadiku, do të mbështetet me linjën e pajisjeve profesionale dhe do të mund  zhvilloj biznesin e saj në shitjen e produkteve të konservuara.

Drejtoria e bujqësisë, falënderuan organizatën IADK, për realizimin e këtij aktiviteti dhe ndihmën e vazhdueshme që realizon organizata në Komunën e Kamenicës në mbështetje të grave dhe fermerëve.

Ky aktivitet është organizuar në kuadër të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës” i financuar nga Donatori BfdW nga Gjermania dhe bashkë financuar nga Komuna e Kamenicës.