Studentët u çertifikuan në shkathtësit e buta

Vushtrri, Skenderaj, Lipja, Viti dhe Kamenicë

Pas përfundimit me sukses të një trajnimi pesë (5) ditor mbi aftësitë e buta, studentët u çertifikuan dhe zotërojnë njohuritë e nevojshme për konkurrencë në tregun e sotëm të punës.

Studentët tani janë kompetentë në përpilimin e një CV profesionale,  ku zotërojnë njohuritë bazë të marketingut, menaxhimit dhe komunikimin efektiv.

Me qёllim tё pёrfitimit tё pёrvojave tё punёs nё aspektin praktik, kёta tё rinjё tё diplomuar nё shkencat bujqësore dhe të teknologjisё ushqimore, do tё sistemohen nё punё praktike nё njё periudhё 3 mujore nё kompani apo institucione tё ndryshme, tё cilat ndёrlidhen me fushёn e studimeve tё tyre.

Ky aktivitet është zbatuar në kuadër të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës”, projekt trevjeçar (2020-2022), i financuar nga Donatori Bread for the World (BfdW) nga Gjermania.