Kompania Gjermane përkrah njësinë përpunuese të qumështit në IADK

IADK

Njësia e përpunimit të qumështit në IADK është përkrahur me pajisje për përpunimin e qumështit nga kompania Gjermane ALPMA Alpenland Maschinenbau GmbH. Gjithë aktiviteti ka rrjedhur nga bashkëpunimi me ekspertin nga organizata Senior Expert Service  Dr. phil. Josef Fröhlich, i cili pas realizimit të vizitës në IADK ka mundësuar që kompania ALPMA Alpenland Maschinenbau GmbH të përkrah organizatën IADK me pajisje për përgatitjen e djathërave me qëllim që kandidatët të cilët ndjekin trajnimet në programin “Qumështar”, të ju ofrohen kushte më të mira gjatë punës praktike në procesin mësimor. 

Drejtori i IADK-së z. Bunjaku ka shprehur falënderimi për ALPMA Alpenland Maschinenbau GmbH, veçanërisht për menaxherin i produktit Z. Martin Pollner dhe SES ekspertin Z. Fröhlich për gjithë përkrahjen e ofruar, e cila do të ndikon që trajnimet e ofruara nga IADK të jenë  në kuadër të metodave bashkëkohore për kandidatët e interesuar dhe studentët e teknologjisë ushqimore për të realizuar punën praktike gjatë studimeve. 

IADK ju fton që të vizitoni faqen e kompanisë ALPMA Alpenland Maschinenbau GmbH rreth mundësive për furnizim me linja prodhuese për përpunimin e qumështit.

https://alpma.com/