Monitorimi i projektit “Transhumanca – ofertë e re turistike e Kosovës dhe Malit të Zi”

IADK

Sot, me datën 16 Nëntor 2021, është mbajtë takimi i dytë monitorues i projektit “Transhumanca – ofertë e re turistike e Kosovës dhe Malit të Zi” nga Joint Technical Secretariat (JTS) nga Bashkimi Evropian (donatori), Zyra e Integrimeve Evropiane e Malit të Zi, dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e Kosovës.

Gjatë këtij takimi monitorues, u diskutua rreth progresit të projektit në të dy shtetet ku për komunat e Kosovës ku ka shtrirje projekti raportoi IADK, ndërsa për komunat e Malit të Zi raportoi RDA BKP nëpërmjet Zoom. Gjatë diskutimit u shpalosën rezultatet dhe investimet e bëra në 100 stanet e zonës ndërkufitare (50 sisteme solare në Kosovë dhe 50 në Mal të zi). Në kuadër të projektit, është zhvilluar plani i sinjalizimit të një shtegu tematik ndërkufitar i cili planifikon të lidh të gjitha stanet e mbështetura me sisteme solare. Shkas kushteve të jo favorshme klimatike, sinjalizimi dhe markimi i shtegut të paraparë do të finalizohet gjatë vitit 2022. Për më tepër, në Kosovë në bjeshkët e Istogut dhe Pejës, në kuadër të projektit, janë ndërtuar 4 kampe, 8 pika pushuese dhe 10 kasolle të barinjëve me qëllim të ngritjes së kapaciteteve akomoduese të staneve.

Përveç kësaj, u diskutua mbi sfidat që kishin stafi i projektit dhe masat e ndërmarra për t’i tejkaluar ato. Qëndrueshmëria e projektit dhe sinergjia me projektet e kaluara dhe projektet e ngjajshme të implemetuara nga organizata dhe Komuna tjera ishte poashtu pjesë e diskutimit.

Së fundi, u prezantuan hapat e planifikuar për të zbatuar aktivitetet e projektit për vitin 2022.