Promovmi i udhëzuesit të ri për vjeljen dhe menaxhimin e bimëve mjekësore dhe aromatike pas vjeljes

IADK - Vushtrri

Sot, në kuadër të projektit për Zhvillimin e Qëndrueshëm dhe Gjithëpërfshirës Ekonomik Rural (SIRED), Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë (IADK), Instituti Kërkimor i Bujqësisë Organike (FiBL) dhe Caritas-i Zviceran lansuan Udhëzuesin për Vjeljen dhe Menaxhimin e Bimëve Mjeksësore dhe Aromatike Pas Vjeljes së tyre.

Ky është një Udhëzues i shkëlqyer praktik për fermerët dhe grumbulluesit e mbarë Kosovës, dhe ofron rekomandime dhe udhëzime, lehtësisht të kuptueshme për lexuesin, nga ekspertët për prodhuesit që të kenë produkte të cilësisë së lartë dhe që minimizojnë kontaminimet.

Për ta shfletuar udhëzuesin klikoni këtu.