IADK përkrahë 50 stane me energji të ripërtritshme për zhvillim të turizmit

Pejë & Istog

Personat me një pasion të theksuar për bjeshkët tona, tanimë, mund të shijojnë pushimet e tyre në stane me një lehtësi të ofruar nga energjisë elektrike të mundësuar nga sistemet solare.

Intervenimet dhe investimet me sisteme solare në stanet e komunave Istog dhe Pejë tanimë janë përfunduar. Gjithsej, 50 sisteme solare janë montuar te stanet, janë vënë fuksion, si dhe janë kontrolluar teknikisht nga stafi i IADK-së.

Stanet në bjeshkët e Istogut dhe Pejës përveç një pejsazhi mbresëlënës dhe delikatesave tradicionale të kuzhinës, ofrojnë dhe një komoditet shtesë, atë të energjisë elektrike. Turistët që zgjedhin të kalojnë kohë në njërën nga 50 stanet e mbështetura nga IADK me sisteme solare, mund të mbushin celularin apo paisjet e tyre të GPS pa pasur nevojë të marrin me vete pajisje shtesë.

Fermerët apo pronarët e staneve janë ata që kishin më së shumti nevojë për këtë investim, dhe falë projektit “Transhumanca - ofertë e re turistike e Kosovës dhe Malit të Zi”, 50 stane gëzojnë sisteme solare. Pronarët e sistemeve janë të lumtur me punën dhe efikasitetin e sistemeve solare dhe falënderojnë IADK-në dhe donatorin për këtë investim me ndikim të madh për ta dhe lehtësimin e jetës së përditshme. Shumë nga ata kanë vënë në funksion frigorifer të vegjël për ruajtjen e ushqimeve dhe ndriçim të ambienteve në stanet e tyre.

Këto investime ia kanë lehtësuar jetën shumë fermerëve të bjeshkëve të këtyre komunave, si dhe bazë deklaratave të fermerëve shumë nga pronarët tjerë të staneve janë interesuar në përdorim të energjisë së ripërtrishme.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Transhumanca - ofertë e re turistike e Kosovës dhe Malit të Zi”, projekt dyvjeçar (2020-2022) financuar nga Bashkimi Evropian përmes programit të bashkëpunimit ndërkufitar mes Kosovës dhe Malit të Zi, IPA-II.