IADK publikon katalogun ekonomik të Bimëve Mjeksore dhe Aromatike (BMA)

IADK

IADK në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë (MBPZHR), përkatësishtë Departamentin për Analiza Ekonomike dhe Statistika Bujqësore [DAESB] publikojnë për herë të parë katalogun ekonomik për shtatë (7) kultura të BMA-ve. Ky katalogu, i vetmi në Kosovë për këtë sektor, do të jetë një ndihmesë për të gjithë akterët e sektorit, ata që dëshirojnë të merren me kultivimin e kulturave më profitabile në kuadër të BMA-ve.

Për ta shfletuar katalogun ekonomik të Bimëve Mjeksore dhe Aromatike (BMA) në gjuhën shqipe, mund të klikoni këtu.

Për ta shfletuar katalogun ekonomik të Bimëve Mjeksore dhe Aromatike (BMA) në gjuhën angleze, mund të klikoni këtu.

Për ta shfletuar katalogun ekonomik të Bimëve Mjeksore dhe Aromatike (BMA) në gjuhën serbe, mund të klikoni këtu.

Publikimi i këtij dokumenti nuk do të ishte i mundur pa përkushtimin profesional të stafit të IADK-së, Ministrisë së Bujqësisë (MBPZHR)përkatësisht Departamentit për Analiza Ekonomike dhe Statistika Bujqësore (DAESB), fermëve, pikave grumbulluese dhe eksportues përfituese të projektit të sektorit të BMA-ve.

Ky publikim është përkrahur nga Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), mandatuar nga Ministria Federale e Gjermanisë për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ).