IADK çertifikon 10 kandidatet nga Komuna e Mitrovicës në IADK - NJPU

IADK
Sot është mbajtur ceremonia e certifikimit të 10 kandidatëve nga komuna e Mitrovicës të cilat kanë ndjekur me sukses trajnimet profesionale në sektorin e përpunimit në programin “Konservues i frutave, perimeve dhe të ngjashme”.
Pjesëmarrëse në trajnime kanë qenë 12 kandidate, të cilat janë aftësuar në aspektin teorik dhe praktik në konservimin e frutave dhe perimeve. Pas përfundimit të trajnimeve kanë arritur të certifikohen 10 kandidate bazuar në rezultatin e treguar gjatë angazhimit, testeve vlersuese dhe vijueshmërisë së tyre.
Shpërndarja e çertifikatave është bërë nga Drejtori Ekzekutiv i IADK-së z.Zenel Bunjaku së bashku me stafin e projektit.
Kandidatet shprehen falenderim për mundësitë që ofron programi në marrjen e njohurive në sektorin e përpunimit të frutave dhe perimeve, njohurit të cilat veçse kanë aplikuar në konservimin e produkteve e që cilësia dhe siguria e tyre tanimë është më e lartë, informacion të cilën e kanë pranuar nga klientet e produkteve të tyre.
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i të rinjeve dhe grave në zonat rurale përmes përfshirjes në bujqësi dhe përpunim të ushqimit”, i përkrahur nga donatori Zvicran CFD.