
Invitation to apply for training and grants
Professional training and grants in the food processing sector – preservation of fruits, vegetables, and similar products
Rreth projektit
Organizata “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” (IADK), ёshtё duke zbatuar projektin “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës”, projekt tre-vjeçar (2023-2025), i përkrahur nga Donatori “Bread for the World” nga Gjermania dhe bashkëfinancuar nga komunat partnere. Përmes aktiviteteve të projektit, synojmë fuqizimin ekonomik të grave dhe vajzave në zonat rurale, duke u ofruar atyre mundësi të barabarta për aftësim profesional dhe zhvillim ekonomik. Përvojat nga projektet e mëparshme kanë dëshmuar se gratë që fitojnë aftësi profesionale arrijnë të përmirësojnë statusin e tyre socio-ekonomik, duke kontribuar në mirëqenien familjare dhe duke fituar pavarësi financiare.
Gjatë vitit 2025, IADK planifikon të formojë një grup prej 15 grave/vajzave nga Komuna e Skenderajt për të ndjekur trajnimet profesionale në kualifikimin "Konzervuesit e frutave, perimeve dhe të ngjashme", i validuar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK).
Projekti parasheh edhe përkrahjen me grante në vlerë totale prej 15,000.00 €, me qëllim të ngritjes së dy njësive përpunuese. Vetëm pjesëmarrëset që përfundojnë me sukses trajnimin dhe certifikimin do të kenë mundësinë të aplikojnë për grante, nga do të përzgjedhen dy përfituese për përkrahje me pajisje për ngritje të njësive përpunuese.
Ftojmë gratë/vajzat e interesuara nga Komuna e Skenderajt të aplikojnë për trajnime profesionale për përpunim të pemëve dhe perimeve, ku pas përfundimit të trajnimeve do të kenë mundësi të aplikojnë për përfitim të granteve.
Kriteret që duhet plotësuar për aplikim
· Aplikueset duhet të jenë nga komuna e Skenderajit
· Aplikueset duhet të jenë të moshës 16 - 50 vjeçare, inkurajohen aplikueset me arsimi fillor dhe të mesëm.
· Aplikueset kryefamiljare të pa punësuara do të kenë përparësi në përzgjedhje
· Aplikueset duhet të jenë të gatshme të marrin pjesë në trajnime profeisonale
· Aplikueset duhet të jenë aktive në përpunim të ushqimit dhe të interesuara për të hapur biznes apo për t’u vetëpunësuar
Dokumentet për aplikim
· Aplikacionet mund të merren në zyrat e IADK-së apo zyrat e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural të Komunës së Skenderajt., ose përmes e-mail duke kontaktuar artiola.xhaa@hotmail.com dhe sylejmanbunjaku@hotmail.com.
· Aplikacioni duhet të përmbaj të gjithë informacionet e kërkuar, dhe të dorëzohet në zyrat e IADK-së apo zyrat e Drejtorisë për Bujqësi të Komunës së Skenderajt, si dhe mund të dërgohet edhe në formën elektronike në e-mail adresën: artiola.xhaa@hotmail.com dhe sylejmanbunjaku@hotmail.com.
· Krahas aplikacionit, aplikuesja duhet të dorëzojë edhe:
a. Kopjen e letërnjoftimit
b. Certifikatën familjare
c. Kopjen e diplomës së shkollimit
Shënim: kandidatet e përzgjedhura, kërkohet të kenë dëshmi të pronësisë së tokës (“fletën poseduese”), ky dokument nuk kërkohet në fazën e aplikimit për trajnime.
· Aplikacioni me dokumentet tjera të kërkuara duhet të dorëzohet jo më vonë se data 04.04.2025 deri në ora 16:00.
· Për informacione shtesë mund të na kontaktoni në numrin e telefoni +383 45 695 176 nga ora 8:00 – 16:00.