Shpërndahen 15 motokultivatorë te përfituesit e serave

Vushtrri & Skenderaj

Me qëllim të lehtësimit të punëve dhe përgatitjes sa më cilësore të tokës brenda serrave, ku do të kultivohen perimet, IADK në pakon përkrahëse të përfituesve të serrave ka planifikuar edhe shpërndarjen e motokultivatorëve-frezë te 15 fermerë përfitues të serave.

Shpërndarja e motokultivatorëve-frezë është bërë më datë 20 Prill 2022 te përfituesit në 2 komunat partnere (Vushtrri dhe Skënderaj) ku është duke u zbatuar projekti. Po ashtu është në proces dhe së shpejti do të përfundoj edhe ndërtimi i serrave te këta përfitues, si dhe furnizimi me sistem të ujitjes, inpute përcjellëse dhe fidanë të perimeve.

Këto aktivitete janë realizuar në kuadër të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës” i financuar nga Donatori Bread for the Word nga Gjermania dhe bashkëfinancuar nga komunat partnere.