Vazhdon mbështetja me hapjen e njësisë së përpunimit në pastiçeri të znj. Lumnije Qarri nga Komuna e Lipjanit
Hapja e ceremonisë u bë nga Drejtori Ekzekutiv i IADK-së, z. Zenel Bunjaku, ndërsa me fjalë rasti të pranishmit i përshëndetën Nënkryetari i Komunës së Lipjanit, z. Diamant Bytyçi, përfaqësuesja e grave znj. Hyra Bytyçi, si dhe pjesëmarrësja e grantit, znj. Lumnije Qarri.
Ky aktivitet dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm në mbështetjen e ndërmarrjeve lokale dhe fuqizimin e grave në sektorin e përpunimit.
Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “Fuqizimi i grave, burrave dhe të rinjve që jetojnë në zonat rurale me sfida ekonomike, për të krijuar mjete jetese të qëndrueshme nëpërmjet aktiviteteve bujqësore dhe të përpunimit të ushqimit”, të financuar nga donatori zviceran FRIEDA.