IADK ka përfunduar me sukses trajnimin 3-ditor “Menaxhimi i Reziliencës ndaj Ndryshimeve Klimatike” me pjesëmarrës nga Lipjani dhe Mitrovica

Trajnimet kanë ofruar një bazë të gjerë njohurish teorike dhe praktike mbi teknikat inovative për adaptimin ndaj ndryshimeve klimatike, menaxhimin e resurseve natyrore, dhe zhvillimin e qëndrueshëm të biznesit bujqësor.
💡 Programi ishte i strukturuar me një kombinim të balancuar të teorisë dhe praktikës, duke krijuar një ambient interaktiv ku pjesëmarrësit u ndjenë të angazhuar, të motivuar dhe të gatshëm të zbatojnë njohuritë e fituara.
Një nga elementet më të veçanta të këtij trajnimi ishte përdorimi i metodologjisë inovative, përfshirë edhe lojën edukative “Menaxhimi i Reziliencës ndaj Ndryshimeve Klimatike”.
🎲 Edhe pse pjesëmarrësit u përballën me sfida fillestare në adaptimin me këtë qasje të re, ata e vlerësuan lojën jashtëzakonisht efektive për të kuptuar konceptet komplekse të qëndrueshmërisë klimatike dhe për të zhvilluar aftësi praktike në marrjen e vendimeve.
🎯 Ky trajnim ka kontribuar në rritjen e ndërgjegjësimit, forcimin e kapaciteteve dhe përgatitjen për t’u përballur me sfidat klimatike në sektorin bujqësor dhe përtej tij.
Së bashku po ndërtojmë një të ardhme më të qëndrueshme.
Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “Fuqizimi i grave, burrave dhe të rinjve që jetojnë në zonat rurale me sfida ekonomike, për të krijuar mjete jetese të qëndrueshme nëpërmjet aktiviteteve bujqësore dhe të përpunimit të ushqimit”, të financuar nga donatori zviceran FRIEDA.