Adresimi i ndryshimeve klimatike dhe digjitalizimit në bujqësi – një domosdoshmëri për të ardhmen e fermerëve tanë
Ndryshimet klimatike tashmë janë realitet dhe ndikimi i tyre po ndjehet çdo vit e më shumë në bujqësinë tonë, nga sasia e prodhimit e deri te cilësia e produkteve. Ndryshimet klimatike dhe digjitalizimi diskutohen shpesh, por përveç vetëdijesimit, është jetike edhe ndërmarrja e masave mbështetëse.
Për këtë arsye, IADK gjatë muajve nëntor-dhjetor 2025 ka organizuar katër Tryeza të Rrumbullakëta (dy për adresim të ndryshimeve klimatike dhe dy për digjitalizim të bujqësisë), me gjithësejt 88 pjesmarrës, ku janë bashkuar institucione qeveritare dhe komunale, ekspertë, fermerë dhe akterë të tjerë të rëndësishëm të sektorit bujqësor. Tryezat kanë pasur për qëllim:
Prezantimin e gjetjeve të studimit të fizibilitetit të realizuar nga ekspertë vendas dhe të huaj në fushën e digjitalizimit dhe ndryshimeve klimatike.
Prezantimin e modeleve dhe intervenimeve praktike që IADK ka zbatuar për të ndihmuar fermerët në adaptimin ndaj sfidave klimatike dhe digjitalizimit në bujqësi.
Këto takime u shndërruan në një hapësirë të vlefshme për shkëmbim përvojash, identifikim të nevojave dhe prezantim të modeleve që tashmë po japin rezultate të dukshme në ferma.
IADK mbetet e përkushtuar që të vazhdojë të adresojë me prioritet çështjet e ndryshimeve klimatike dhe të mbështesë fermerët në modernizimin dhe automatizimin e aktiviteteve të tyre bujqësore.
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës” i financuar nga donatori BfdW nga Gjermania.