IADK organizoi një panel të rëndësishëm diskutimi mbi rolin e vajzave dhe grave në vendimmarrje për të drejtat pronësore dhe ndikimin e tyre në zhvillimin ekonomik dhe barazinë gjinore.

IADK organizoi një panel të rëndësishëm diskutimi mbi rolin e vajzave dhe grave në vendimmarrje për të drejtat pronësore dhe ndikimin e tyre në zhvillimin ekonomik dhe barazinë gjinore.
Takimi u moderua nga Drejtori Ekzekutiv i IADK, Zenel Bunjaku, i cili falënderoi panelistët dhe pjesëmarrësit për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në këtë diskutim thelbësor për të ardhmen e komuniteteve tona.
Paneli mblodhi ekspertë të fushës, ndër ta: Odeta Naks – Advocacy Training and Resource Center, Lavdi Zymberi – Qendra Kosovare për Studime Gjinore, Qendrim Gashi – Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, Gzim Shala – Qendra për Ndihmë Juridike – IKD dhe Edon Uka – Ekspert ligjor
Në diskutim morën pjesë edhe Antigona Dajakaj Fejza, Koordinatore e Projektit FRIEDA, gra dhe vajza pjesëmarrëse të projektit FRIEDA, zyrtare komunale, përfaqësuese të OJQ-ve dhe ekipi zbatues i projektit nga IADK-ja.
Ne mes tjerash në panel u theksua:
Sfidat që gratë hasin në realizimin e të drejtave të tyre pronësore, rëndësia e legjislacionit për barazinë gjinore, ndikimi i normave patriarkale në qasjen ndaj pronës, çështjet e trashëgimisë dhe mundësitë për ndryshim.
Pjesëmarrja aktive e grave dhe vajzave në vendimmarrje është thelbësore për zhvillim ekonomik, drejtësi sociale dhe komunitete të qëndrueshme.
Ky panel riafirmoi nevojën për fuqizim, vetëdijësim dhe zbatim të barabartë të ligjeve – si hapa konkretë drejt një shoqërie më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.
Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “Fuqizimi i grave, burrave dhe të rinjve që jetojnë në zonat rurale me sfida ekonomike, për të krijuar mjete jetese të qëndrueshme nëpërmjet aktiviteteve bujqësore dhe të përpunimit të ushqimit”, të financuar nga donatori zviceran FRIEDA.