Vizita studimore në sektorin e blegtorisë – përvojë praktike dhe shkëmbim njohurish ndërmjet fermrëve

Me qëllim të zhvillimit të njohurive praktike në sektorin e blegtorisë, janë organizuar dy vizita studimore, ku pjesëmarrësit patën mundësinë të mësojnë nga përvojat e fermerëve model dhe të shkëmbejnë praktika të mira në menaxhimin e fermave.

Vizita e parë u zhvillua më 30.10.2025 tek fermeri Alban Ibrahimi në fshatin Zabel i Ulët, komuna Drenas, ndërsa vizita e dytë më 03.11.2025 tek fermeri Tekif Jashari në fshatin Ballovc, Podujevë. Pjesëmarrësit u njohën nga afër me menaxhimin e fermës, kujdesin ndaj kafshëve dhe teknikat e përmirësimit të prodhimit.

Të dyja vizitat u pritën me interes të madh, duke ofruar mundësi për shkëmbim përvojash dhe mësime të vlefshme që kontribuojnë në forcimin e kapaciteteve profesionale të fermerëve.

Ky bashkëpunim është pjesë e projektit "Fuqizimi i Komuniteteve Rurale përmes Zhvillimit të Bujqësisë", i financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA) dhe i përfaqësuar nga Ambasada Suedeze në Kosovë. Fondet e projektit menaxhohen nga Këshilli Danez për Refugjatët(DRC), ndërsa zbatimi i tij do të realizohet nga Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK).