IADK me 23 Tetor ka mbajtur “Ditën Fushore” për promovimin e disa teknologjive të reja, të cilat kanë ndikim në digjitalizimin e shërbimeve në bujqësi, e në veçanti në sektorin e blegtrorisë.

Kjo ngjarje është organizuar në fermën e lopëve qumështore në fshatin Klinë e Mesme, të komunës së Skënderajt, ku IADK ka bërë disa përkrahje simbolike duke vendosur një sistem të thjesht të ajrosjes së stallës përmes ventilatorëve. 🐄

 

Pjesmarrësitë në këtë ditë fushore patën rastin të shohin nga afër funksionin e ventilatorëve të vendosur në stallë në mënyrë praktike, të cilët mundësojnë kontrollimin e temperaturës me termostat dhe aktivizohen automatikisht kur temperatura e brendshme kalon nivelin e caktuar, duke siguruar qarkullim të barabartë të ajrit në të gjithë hapësirën e stallës. Ky sistem ndihmon në uljen e stresit të nxehtësisë tek lopët, rritjen e konsumit të ushqimit dhe prodhimit të qumështit, si dhe në përmirësimin e higjienës përmes zvogëlimit të lagështisë së tepërt dhe tharjes më të shpejtë të shtrojeve. 🌡🌀🥛

 

Investimet e vogla me modele të ndyshme për adresim të ndyshimeve klimatike dhe digjitalizimit në fermat blegtorale janë bërë nga IADK, me qëllim që të shërbejnë si shembuj për fermerët e tjerë për të marr veprime të ngjashme në adaptimin e kushteve të reja klimatike për të përmirësuar mirëqenien e lopëve si dhe qëndrueshmërinë e fermave. 🌍🌱💡

 

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës” i financuar nga donatori BfdW nga Gjermania. 📈👩🌾