IADK organizon vizitë studimore në Kooperativën “KRUSHA” për vajzat dhe gratë e angazhuara në sektorin e përpunimit të ushqimit

Me datën 10.10.2025 Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK), në kuadër të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës”, i mbështetur nga donatori Bröt für die Welt (BfdW),  organizoi një vizitë studimore në Koorporatën Bujqësore KRUSHA në Krushën e Madhe të Rahovecit. Në këtë vizitë studimore morrën pjesë 15 gra dhe vajza nga Komuna e Skenderajt, të cilat ndjekën trajnimet profesionale në programin „Konzervuesit e frutave, perimeve dhe të ngjashme“.  

Qëllimi kryesor i kësaj vizite ishte motivimi i grave dhe rrjetëzimi i tyre në sektorin e përpunimit të ushiqmit, përmes njohjes së praktikave të suksesshme dhe të qëndrueshme që aplikohen nga KRUSHA,  një ndër ndërmarrjet më të njohura në vend për përpunimin dhe konservimin e perimeve.

Gjatë vizitës  patën rastin të njihen nga afër me proceset teknologjike të përpunimit si dhe me historinë frymëzuese nga znj. Fahrije Hoti për themelimin dhe zhvillimin e Kooperativës KRUSHA. Kjo vizitë u vlerësua shumë nga pjesëmarrëset, për shumë prej tyre, kjo ishte një përvojë motivuese që u dëshmoi se përmes angazhimit dhe mbështetjes së duhur, gratë mund të luajnë një rol kyç në zhvillimin e bujqësisë dhe ekonomisë lokale.