Trajnime profesionale në konservimin e frutave, perimeve dhe të ngjashme për gratë e Komunës së Skenderajt
Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) është duke mbajtur trajnime profesionale në kualifikimin “Konservues i frutave, perimeve dhe të ngjashme”, me 15 pjesëmarrëse nga Komuna e Skenderajt.
Trajnimi synon të fuqizojë gratë në zonat rurale duke i pajisur ato me njohuri dhe aftësi praktike në përpunimin e ushqimit. Përmes këtyre aftësive, gratë kanë mundësi të përmirësojnë gjendjen e tyre socio-ekonomike, të kontribuojnë në ekonominë familjare dhe të bëhen më të pavarura financiarisht📚
Programi i trajnimit përfshin 30% mësim teorik dhe 70% mësim praktik. Pjesa praktike zhvillohet në njësinë e përpunimit të ushqimit në IADK, si dhe në industri përpunuese të sektorit përkatës, duke u ofruar pjesëmarrëseve përvojë në mjedise reale të punës.
Trajnimi do të zhvillohet gjatë muajve shtator - tetor 2025, me një kohëzgjatje prej gjithsej 20 ditësh. Në përfundim, të gjitha pjesëmarrëset do të pajisen me certifikatë pjesëmarrjeje të lëshuar nga IADK. Ndërkaq, kandidatët që arrijnë pragun e kalueshmërisë sipas Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve (AKK), do të marrin një certifikatë të arritshmërisë.
Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës”, i mbështetur nga donatori Bread for the World (BfdW).