Punëtori me Palët e Interesuara për Metodologjinë e Trajnimeve Afatshkurtra në Përpunimin e Ushqimit

Më 18 shtator 2025, Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë (IADK) organizoi një punëtori mbi metodologjinë e trajnimeve me palët kyçe të interesuara, në kuadër të aktivitetit “Ofruesit e trajnimit të kurseve afatshkurtra”. Ky aktivitet fokusohet në zhvillimin e kurseve afatshkurtra, të akredituara për trajnime profesionale, të përshtatura sipas nevojave të tregut të punës në sektorin agroushqimor.

Takimi mblodhi së bashku 23 përfaqësues nga institucione të ndryshme, përfshirë organet qeveritare, akademinë, shoqatat e sektorit privat, organizatat e shoqërisë civile dhe partnerët e bashkëpunimit ndërkombëtar. Diskutimet theksuan zbatimin e programeve trajnuese në përpunimin e qumështit dhe ruajtjen e frutave e perimeve, si dhe mënyrën se si trajnimet afatshkurtra, modulare dhe të bazuara në kompetenca—të lidhura me sistemin dual—mund të adresojnë mospërputhjet e aftësive, duke nxitur njëkohësisht përfshirjen e grave dhe të rinjve nga zonat rurale.Gjatë punëtorisë, u prezantua dhe u diskutua metodologjia e trajnimit, strategjia e ndërhyrjes dhe përfitimet kryesore të projektit, të gjitha palët siguruan angazhim dhe bashkëpunim për të arritur objektivat e përbashkëta. Pjesëmarrësit kontribuan me sugjerime për përmirësimin e mëtejshëm të metodologjisë së trajnimit, me qëllim që ajo të përshtatet më mirë me nevojat reale të tregut. Përfundimet dhe rekomandimet nga kjo punëtori do të ndahen me palët e interesuara përkatëse dhe do të zbatohen nga IADK brenda kornizës së projektit.

Kjo aktivitet u realizua me mbështetjen e projektit “Aftësi për Punësim të Qëndrueshëm në Kosovë”, të financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe të zbatuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, dhe LuxDev, Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor.LuxDev -

Luxembourg Development Cooperation Agency Luxembourg Aid & Development Embassy of the Grand-Duchy of Luxembourg in Pristina