IADK sot ka mbajtur “Ditën Fushore” për promovim të modeleve, të cilat ndihmojnë fermerët të zvoglojnë ndikimin e dëmshëm të ndryshimieve klimatike në kulturat bujqësore

Kjo ngjarje është organizuar në pemishtet me mjedra te disa fermerë në fshatin Lupç të Epërm të komunës së Podujevës, ku IADK ka bërë disa përkrahje simbolike duke vendosur një sistem të thjesht të hijezimit të mjedrave përmes kornizave të lehta metalike dhe rrjetës së gjelbërt.
Pjesmarrësitë në këtë ditë fushore patën rastin të shohin nga afër efektin e hijezimit të mjedrave në mbrojtjen e frutave të mjedrave nga rrezatimi i fortë diellor, por edhe në zhvillimin dhe vitalitetin shumë më të mirë të bimëve, në krahasim me mjedrat e kultivuara pa sistem të hijezimit.
Investimet e vogla në modele të ndryshme për adresim të ndryshimeve klimatike në kulturat bujqësore janë bërë nga IADK, me qëllim që të shërbejnë si shembuj për fermerët për të marrë veprime të ngjashme në mbrojtjen e kulturave bujqësore nga ndryshimet klimatike.
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës” i financuar nga donatori BfdW nga Gjermania.