IADK ka përfunduar trajnimin në Përpunim të Ushqimit me gratë nga komuniteti joshumicë i Komunës së Novobërdës
Nga data 17 korrik deri më 1 gusht 2025, dhjetë gra nga komuniteti joshumicë i Komunës së Novobërdës morën pjesë në një trajnim pesëditor për konzervimin e pemëve dhe perimeve, me qëllim forcimin e njohurive dhe aftësive të tyre në përpunimin dhe ruajtjen e ushqimit.
Trajnimi u zhvillua në formë teorike dhe praktike, me fokus në aspektet kyçe të sigurisë ushqimore, higjienës, dhe metodave tradicionale dhe moderne të përpunimit. Kjo qasje ndihmoi në zhvillimin e aftësive konkrete që mund të zbatohen në mënyrë të drejtpërdrejtë në kushte shtëpie apo në biznese të vogla agropërpunimi.
Në përmbyllje të trajnimit, të gjitha pjesëmarrëset u certifikuan me certifikata pjesëmarrjeje.
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Farat e Fuqizimit: Të Drejtat e Grave në Fokus”, i cili zbatohet nga Fondacioni Jahjaga dhe mbështetet nga Programi i Promovimit të Tranzicionit i Republikës Çeke – CzechAid.