IADK mbështet përfitues të rinj në Zubin Potok me grante dhe përfitues ekzistues me pajisje shtesë në Leposaviq dhe Lipjan
Mbështetje për përfitues të rinj – Zubin Potok
Në kuadër të projektit “Fuqizimi i Komuniteteve Rurale përmes Zhvillimit të Bujqësisë”, Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) ka mbështetur 6 fermerë të rinj në komunën e Zubin Potokut me grante. Kjo ndërhyrje synon fuqizimin ekonomik të zonave rurale, ku bujqësia mbetet burimi kryesor i të ardhurave për shumë familje.
Përfituesit do të ndjekin gjithashtu trajnim praktike, me qëllim që të pajisen me njohuri për përdorimin efikas të pajisjeve dhe menaxhimin e qëndrueshëm të fermave të tyre.
Përmes kësaj mbështetjeje:
- 5 fermerë kanë përfituar pajisje bujqësore për rritjen e efikasitetit të punës bujqësore;
- 1 fermere është mbështetur me serë, sistem modern të ujitjes dhe inpute përcjellëse për kultivim.
Mbështetje për qëndrueshmëri në bujqësi – Leposaviq dhe Lipjan
Si pjesë e angazhimeve për zhvillim të qëndrueshëm të bujqësisë, IADK ka ofruar pajisje shtesë bujqësore për 7 fermerë përfitues të projektit – 6 në komunën e Leposaviqit dhe 1 në komunën e Lipjanit – me qëllim të përmbushjes së nevojave për modernizim të fermave të tyre.
Përveç mbështetjes me pajisje, IADK vazhdon të ofrojë trajnime profesionale nga ekspertë të fushës, duke kontribuar në ngritjen e kapaciteteve të fermerëve dhe në përmirësimin e praktikave të tyre bujqësore.
Ky aktivitet është pjesë e projektit “Fuqizimi i Komuniteteve Rurale përmes Zhvillimit të Bujqësisë”, i financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA) dhe i përfaqësuar nga Ambasada Suedeze në Kosovë. Fondet e projektit menaxhohen nga Këshilli Danez për Refugjatët (DRC), ndërsa implementimi realizohet nga IADK.