IADK vazhdon të mbështesë gratë në sektorin e përpunimit të ëmbëlsirave me pajisje moderne të pasticerisë

Një tjetër arritje e rëndësishme për programin e përpunimit të sektorit të pastiçerisë është mbështetja me pajisje të përpunimit Znj. Vlora Sahiti Arifi nga komuna e Vushtrrisë në fshatin Pantinë, e cila ka përfunduar me sukses trajnimet profesionale në qendrën e IADK-së dhe është certifikuar pas vlerësimit final për aftësitë dhe njohuritë e saj të përfituara. 🎓
Drejtori Ekzekutiv i IADK-së, Z. Zenel Bunjaku ka vizituar pjesëmarrësen dhe ka shprehën gatishmërinë për të ndihmuar dhe lehtësuar punën e saj.
IADK vazhdon të mbështesë grate dhe vajzat që synojnë të kontribuojnë në sektorët e përpunimit, duke i mbështetur ato me trajnime profesionale teorike dhe praktike, grante dhe certifikata që hapin dyer të reja në realizimi e ëndrrave të tyre.
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i grave, burrave dhe të rinjëve që jetojnë në zonat rurale me sfida ekonomike, për të krijuar mjete jetese të qëndrueshme nëpërmjet aktiviteteve bujqësore dhe përpunimit të ushqimit”, i financuar nga donator zvicerran FRIEDA.