Trajnime për përgatitjen e brumërave dhe ëmbëlsirave nga SES Eksperti Gjerman Gerd Mettler në Mitrovicë dhe Shtime

Në kuadër të aktiviteteve të zhvilluara nga IADK, trajnime profesionale të rëndësishme për përgatitjen e brumërava dhe ëmbëlsirave u realizuan nga SES eksperti gjerman Gerd Mettler në dy bufet të themeluara më herët nga IADK me qëllim të fuqëzimit të grave të veja, tek SH.F.M.U “Fazli Greiqevci” në Mitrovicë, dhe “Lasgush Poradeci” në Shtime.

Trajnimet kishin për qëllim në përmirësimin e recetave tradicionale të brumërave, njohjen dhe mësimin e teknikave të avancuara në përgatitjen e brumërave të ndryshëm, të cilat do të mund të kontribuonin në përmirësimin e cilësisë dhe larmisë së produkteve të shijshme dhe të shëndetshme, që grate e byfeve mund të përgatisin - ofrojnë tek fëmijët në shkolla.

Gerd Mettler është një ekspert i njohur ndërkombëtarisht për teknikat e përgatitjes së brumërave dhe ëmbësirave dhe ka punuar në shumë vende të botës, duke ofruar trajnime dhe konsulencë për individë dhe institucione të ndryshme. Andaj, gratë pjesëmarrëse patën mundësinë të praktikojnë përgatitjen e brumërave dhe të shohin nga afër teknikat e përdorura nga Mettler, për të mësuar metodologjinë e tij të punës.

Me këto trajnime, IADK dha një kontribut të rëndësishëm në përmirësimin e cilësisë së produkeve ushqimore për fëmijët, si dhe në mbështetje të zhvillimit profesional të grave/ vajzave.