Ngritja e kapaciteteve profesionale të stafit përmes trajnimeve mbi barazinë gjinore në Rugovë, Pejë

Në datat 14-16 nëntor 2024, organizata IADK realizoi një vizitë studimore në Bogë, me qëllim ngritjen e kapaciteteve të stafit në adresimin e sfidave gjinore dhe promovimin e përfshirjes së grave në tregun e punës. Aktiviteti u zhvillua në kuadër të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës,” financuar nga donatori gjerman BfdW.

Në këtë vizitë, pjesëmarrësit morën pjesë në trajnimim: “Stimulimi i përfshirjes së grave drejt barazisë gjinore në tregun e punës në Kosovë: Sfida dhe mundësi për kohezion social.” Trajnimi, theksoi rëndësinë e edukimit, përfshirjes ekonomike të grave dhe përdorimit të gjuhës gjithëpërfshirëse. Pjesëmarrësit ndanë ide konkrete për projekte që ndihmojnë gratë të kenë rol më të madh në vendimmarrje dhe zhvillimin ekonomik.

IADK vazhdon të punojë për krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë dhe mbështet fuqizimin e grupeve të margjinalizuara.

Falenderojmë fotografin Samir Kurti për fotografitë që dokumentuan këtë aktivitet me mjeshtëri!

Na ndiqni për më shumë nisma dhe projekte që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës!