IADK dhe drejtoria për bujqësi, pylltari dhe zhvillim rural në komunën e Drenasit, nënshkruajnë kontratën me përfituesen e grantit në sektorin e përpunimit të qumështit

Drenas
IADK në bashkëpunim me Drejtorinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural të Komunës së Drenasit, ka nënshkruar një kontratë granti për sektorin e përpunimit të qumështit me përfituesen Luljeta Hoxha. Ky aktivitet është pjesë e projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës”, mbështetur nga Donatori #Bread for the World (BfdW).Kontrata e nënshkruar ka për qëllim jo vetëm rritjen e kapaciteteve profesionale, por edhe përmirësimin e mundësive ekonomike në zonat rurale, ku shpesh ndodhen mundësi të kufizuara për zhvillimin ekonomik.