en-US
 
  • Site
  • Web
Search

PROMOVOHET PIKA PËRPUNUESE E PEMËVE DHE PERIMEVE NË FSHATIN IZBICË, KOMUNA SKËNDERAJ

Në kuadër të projektit “Mundësimi i vetëpunësimit të rinisë dhe grupeve të margjinalizuara në viset rurale të Kosovës” financuar nga donatori Gjerman Bread for the World dhe zbatuar nga IADK, si pjesë e aktiviteteve të projektit është edhe ngritja e pikës përpunuese të pemëve dhe perimeve, gjegjesisht krijimi i biznesit të ri.

Pas përfundimit të 10 sesioneve të trajnimeve në përpunimin e pemëve dhe perimeve, 5 sesioneve të trajnimeve ekonomike dhe pas përfundimit të renovimit të hapësirës dhe furnizimi i pikës me pajisje në fshatin Izbicë komuna Skënderaj me pronare Florije Hyseni, me datën 03.11.2017 është mbajtur ceremonia e promovimit të pikës përpunuese të pemëve dhe perimeve.

 

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë Nenkryetari i Komunës se Skënderajt Z. Fadil Nura, drejtori i drejtorisë së bujqësisë së komunës së Skënderajt Z.Musa Lushtaku, Kyretari i Kuvendit Komunal,  Drejtori Ekzekutiv i IADK-së Z.Zenel Bunjaku, gratë pjesëmarrëse në trajnime si dhe mysafirë të tjerë të ftuar.

Së pari fjalën e mori drejtori ekzekutiv i IADK-se Z. Zenel Bunjaku i cili theksoi se projekti përkrahi gratë ne trajnimin e tyre në pemë dhe perimeve si dhe në aspektin ekonomik si dhe sot do të bëhet  promovimi i pikës përpunuese të pemëve dhe perimeve. Poashtu falenderoj Komunën e Skënderajt për bashkëpunimin dhe gatishmërin në implementimin e projekteve të përbashkëta në këtë komunë.

Më pas fjalën e mori nënkryetari i komunës se Skënderajt Z. Fadil Nura i cili përgëzoi përfituesen e pikës përpunuese dhe ceki se ky është shembull i mire i punës ne bujqësi dhe se komuna do te vazhdoje perrahjen e projekteve te tilla te cilat do te ndikojne ne zhvillimin e ekonomik.
 

Si shenje falënderimi për ofrimin e këtyre trajnimeve të rëndësishme për gra dhe për hapjen e kësaj pike fjalën e mori edhe përfituesja e pajisjeve Z.Florije Hyseni e cila falenderoi Komunën për mundësinë e dhënë, IADK për gjithë angazhimin dhe investimin ne krijimin e pikës përpunuese, familjen për perkrahjen dhe gjithë personat e angazhuar në zhvillimin e këtij aktiviteti. Ajo po ashtu theksoi se kjo pikë përpunuese nuk do ti shërbej vetëm asaj por të gjitha grave të cilat jane të interesuara të përpunojnë produkte të ndryshme dhe ti ndihmojnë familjet e tyre.

Në fund u shtrua një koktej me ushqime tradicioanle të përgatitura nga familja Hyseni.