en-US
 
  • Site
  • Web
Search

TAKIM KOORDINUES ME ZYRETARËT E GIZ KOSOVO

Progresi i implemetimit të projektit "Promovimi i sektorit të bujqësisë si nxitës i rritjes ekonomike dhe punësimit “përkrahur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH i mandatuar nga Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë.

Më datën 26/10/2017 u mbajt takimi ndërmjet zyrtarve të IADK-së dhe GIZ Kosovo me qëllimi të njoftimit rreth progesit të implemetimit të projektit në këtë periudhë si dhe vizita e përfituesve në komunën e Vushtrrisë.

 



Po ashtu pas takimit në zyrat e IADK-së, Drejtori Ekzekutiv Zenel Bunjaku, Hafize Veseli-koordinatore e projektit, përfaqësuesit e GIZ: Mustafë Kastrati, Rina Vuciterna, Ottilie Mooshofer dhe Drejtori i Departamentit të Statistikave për Bujqësi Z.Ekrem Gjokaj dolën për vizitë te 3 fermerë përfitues të GIZ.

Behar Krasniqi - i rikthyer nga Gjermania, përfitues i makinerisë i cili është i angazhuar në sektorin e blegtorisë.

Enver Shabani - përfitues i serrës i cili ka kultivuar spinaq dhe qepë.

Visar Adem - përfitues i serrës, i cili ka kultivuar spinaq.