en-US
 
  • Site
  • Web
Search

VIHEN NË FUNKSION 2 PIKAT PËRPUNUESE DHE CERTIFIKOHEN 29 GRA

Në kuadër të projektit “Përkrahja dhe fuqizimi ekonomik i grave në komunat veriore të regjionit të Mitrovicës dhe regjionit ekonomik të Jugut” të financuar nga UNDP dhe zbatuar nga IADK, si pjesë e aktiviteteve të projektit është edhe ngritja e pikës përpunuese të pemëve dhe perimeve.

Pas përfundimit të 10 sesioneve të trajnimeve në përpunimin e pemëve dhe perimeve, 5 sesioneve të trajnimeve ekonomike dhe pas përfundimit të renovimit te hapësirave të dy  pikave përpunuese njëra në fshatin Velji Breg komuna e Zubin Potokut me pronare Daniela Miliç dhe tjetra në fshatin Banje e Malishevës, komuna e Malishevës me pronare Fatime Limaj si dhe furnizimi i këtyre pikave me pajisje me datën 12.10.2017 është mbajtur ceremonia e certifikimit t grave pjesëmarrëse ne trajnimeve si dhe vënia ne funksion te këtyre dy pikave.

  

Së pari është mbajtur certifikimi i grupit të grave në Zubin Potok si dhe vënia në funksion të pikës përpunuese ku në ketë ngjarje morën pjesë 18 pjesëmarrës, përfaqësues të UNDP me bazë në Veri të Kosovës, Përfaqësues të UNMIK, të komunës së Zubin Potokut, IADK si dhe gratë pjesëmarrëse.

Së pari koordinatorja e projektit Magbule Hyseni Informoj të pranishmit për gjitha aktivitetet e parapara me projekt realizimin e tyre edhe pse koha ka qene shume e shkurtër.

Me pas fjalën e mori përfaqësuesi i komunës Srgjan Vucinic i cili ceku bashkëpunimin shumë të mirë në mes të kësaj komune dhe IADK-së si dhe premtoj që edhe më tutje komuna do të mbështesë fermerët e kësaj anë e sidomos gratë në fuqizimin tyre.

Me pas është bere ndarje e certifikatave për 13 gra pjesëmarrëse në trajnim dhe në emër të grave fjalën e mori Verica Miladinovic e cila theksoi që këto trajnime kanë qenë shumë të mirëseardhura për gratë e kësaj komune si dhe shprehi kënaqësinë e hapjes së pikës përpunuese e cila është një mundësi shumë e mire për Danielen si përfituese por edhe për gratë të cilat do të angazhohen në këtë pike

Ndërsa në fund e mori fjalën përfituesja e pikës përpunuese Daniela Milic e cila falënderoj shumë IADK-në dhe UNDP-në për mundësinë e dhënë si dhe komunën e Zubin Potok për bashkëpunim. “Kjo pikë do të jetë një motivim edhe më i madh për mua për shkak se deri tani jam marrë me prodhimtarinë primare të pemëve dhe perimeve ndersa sipas kapacitetit kam përpunuar në sasi jo të madhe.

Tani me ketë pikë do të ngritë kapacitetin dhe do të plasojë në treg.

Më pas Drejtori Ekzekutiv i IADK-së , përfaqësuesi i UNDP-së dhe i komunës bën prerjen e shiritit të kësaj pike dhe mysafirët u njoftuan për pajisjet dhe funksionimin e tyre.