en-US
 
  • Site
  • Web
Search


"Mbështetja e fuqizimit ekonomik të grave në komunat veriore të rajonit të Mitrovicës dhe rajonit ekonomik jug".

Deri më tani janë mbajtur 8 sesione të trajnimeve ku janë pershirë këto tema:

  1. Higjiena gjatë përpunimit të ushqimit 
  2. Si të përdoret teknologjia e re
  3. Standardizimi i produktit
  4. Xhem mjedre
  5. Xhem kumbulle 
  6. Xhem manaferre
  7. Speca me vaj 
  8. Sallatë e përzier 
  

Gjatë këtyre trajnimeve gratë janë njoftuar për rëndësinë e madhe që ka higjiena dhe përdorimi i pajisjeve si dhe përgaditja e konzervimeve, kualiteti i produkteve. Duke marr parasysh që kanë të bëjnë me një kategori më të ndjeshme të konsumatorëve gjegjësisht nxënësit e shkollave .

Po ashtu ky  grup i grave do të vijojë edhe këto sesione te trajnimeve:

Përgatitja e produkteve – konzervimi i turshive dhe xhem të pemëve, ku në kuadër të këtyre temave  gratë do të mësojnë dhe do të përgatisin në mënyrë praktike gjatë 4 ditëve, dhe të mësojnë receptura të ndryshme.




Gjatë këtyre trajnimeve gratë ne mënyrë praktike do të demonstrojnë njohuritë e tyre në përgatitjen e e konzervimeve të turshive dhe xhemit të pemëve.

Pas përfundimit të 10 ditëve trajnimi në konzervim të perimeve dhe pemëve, do të mbahen edhe 5 ditë trajnime ekonomike.