en-US
 
  • Site
  • Web
Search

IADK ORGANIZON “DITË FUSHORE” PËR ENERGJI ALTERNATIVE

Sot më dt. 09.02.2017 është mbajtur një “ditë fushore” për promovim të shfrytëzimit të energjisë alternative për nevoja të fermës në zona të thella  rurale.Kjo ngjarje është realizuar në kuadër të projektit "Rritja e vetëdijes dhe stimulimi i përdorimit të energjisë alternative në bujqësi për të rritur qëndrueshmërinë e mjedisit dhe rritjen e ekonomisë së gjelbër ", i financuar nga Ambasada Kanadeze – Fondi Kanadez për Iniciativa Lokale (CFLI).

IADK ka përfunduar investimin që ka të bëjë me vendosjen e paneleve fotovoltaike për prodhimin e energjisë nga dielli, e cila do të përdoret për ndriçimin e shtëpisë dhe fermës së deleve të fermerit Tasim Kosumi, në fshatin Skoqen të Komunës së Vushtrrisë.

Ka më tepër se pesë vite që fermeri ka filluar të merret me kultivimin  e deleve, por për shkak të mungesës së infrastrukturës elektrike ai është përballuar me vështirësi të mëdha si për jetesë, komunikim dhe menaxhim të fermës, vështirësi këto të cilat nuk mund të përshkruhen lehtë me fjalë.
Drejtori i IADK-së Z.Zenel Bunjaku, falënderoj pjesëmarrësit, fermerët, banorët e dikurshëm të këtij fshati, e sidomos Kryetarin e Komunës për bashkëpunimin e vazhdueshëm që ka treguar në përkrahje të fermerëve. Po ashtu falënderoji donatorin (Ambasadën Kanadeze) që i ka mundësuar IADK-së të zbatojë këtë investim simbolik, por tepër të vlefshëm për jetën e fermerit. Panelet solare të cilat janë vendosur  te fermeri do të ndriçojnë shtëpinë dhe fermën e fermerit gjatë natës, do të mundësojnë një komunikim dhe informim të fermerit me rrethin dhe shoqërinë, ngase deri më tani ai ka qenë edhe i izoluar edhe nga informacionet dhe komunikimet, për shkak të mungesës së energjisë elektrike.

Në këtë ngjarje ka marrë pjesë edhe Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Z.Bajram Mulaku, i cili e vlerësojë lartë këtë investim dhe falënderoj IADK-në dhe donatorët që kanë mundësuar përkrahjen e fermerit, i cili tani do të ketë një tjetër jetë, dhe potencoi interesimin e vazhdueshëm të komunës për të gjet mënyra për instalimin e rrjetit energjetik, ngase një vend ku mungon energjia elektrike nuk mundë të ketë jetë normale. Ai ceku se edhe investimin e komunës që para dy viteve ka bërë në rregullimin e rrugës e cila ka qenë e pakalueshme për automjete, dhe nevojën që në të ardhmen e afërt kjo rrugë edhe të asfaltohet, ngase do të nxitë banorët e kësaj ane të cilët kanë braktisur fshatin para disa dekadash, që të investojnë në veprimtari bujqësore, e sidomos në blegtori, siç ka bërë Tasimi.


Edhe fermeri përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit dhe falënderoj IADK-në, e cila mundësoi ndezjen e dritave pas 20 viteve në këtë fshatë, të cilat do të lehtësojnë shumë jetën dhe punën në mbajtjen e deleve. Po ashtu në emër të pjesëmarrësve që dikuar kanë banuar në këtë fshatë falënderoj dhe çmoj lart investimin e kryer Rasim Lahu, ish banor i fshatit,  i cili theksojë nevojën dhe domosdoshmërinë e rregullimit të rrjetit elektrik dhe shpreson që më pastaj edhe komuna do të bëjë edhe asfaltimin e rrugës, parakushte këto të cilat do të kthejnë shumë banorë të kthehen në pronat e tyre të braktisura ndër vite.

IADK në kuadër të këtij projekti do të mbështesë edhe dy fermer që merren me prodhimtari bujqësore, për të instaluar pompat ujitëse me energji solare, të cilat do të përdoren për ujitje, me qëllim të zvoglimit të kostos për ujitje dhe ruajtje të mjedisit.