en-US
 
  • Site
  • Web
Search

THEMELOHET SHOQATA E PRODHUESVE TË MJEDRËS ”GRADINA”  NË ZUBIN POTOK

IADK në kuadër të projektit “Edukimi dhe ndërtimi i kapaciteteve të ekonomive familjare në zonat rurale” projekt i përkrahur nga Organizata Gjermane Brot Fur die Welt ka përkrahur krijimin e organizatës së prodhueseve të mjedrës në Zubin Potok sipas ligjeve të Kosovës

 
Para kësaj IADK ka përkrahur fermerët e kësaj ane në ngritjen e pemishteve me mjedër ku deri me tani janë ngritur mbi 20 ha me mjedër. Po ashtu që kjo shoqatë të funksionojë në mënyrën më të mirë IADK e ka përkrahur edhe me pajisje për zyre  siç janë kompjuter , printer , dollap, tavolina dhe karriga ku me datë 16.12.2016 është bërë ceremonia si dhe dorëzimi i këtyre pajisjeve