en-US
 
  • Site
  • Web
Search

 ZBATIMI I PROJEKTIT RRITJA E VETËDIJESIMIT  DHE NXITJA E PËRDORIMIT TË ENERGJISË ALTERNATIVE NË BUJQËSI

Që nga muaji nëntor IADK ka filluar të zbatojë projektin “Rritja e vetëdijesimit dhe nxitjen e përdorimit të energjisë alternative në bujqësi për të rritur qëndrueshmërinë e mjedisit dhe rritjen e gjelbër ekonomike. Ky projekt përkrahet nga ambasada Kanadeze në Zagreb

Ky projekt do të zgjas deri në fund të muajit shkurt 2017 dhe qëllimi i projektit është që të rrisë vetëdijesimin në sektorin e bujqësisë dhe banorëve në rajonin e Mitrovicës, për mundësitë e shfrytëzimit të energjisë diellore në fushën e bujqësisë dhe aktiviteteve të tjera në zonat rurale.
Projekti do të mbështesë fermerët 3 me pajisje për prodhimin e energjisë së ripërtëritshme nëpërmjet paneleve fotovoltaike, të cilat do të përdoren në bujqësi dhe kanë ndikim në mbrojtjen e mjedisit dhe për të zvogëluar koston e prodhimit. Pajisje të instaluara do të shërbejë si shembull për fermerët e tjera që duan të investojnë në fermat e tyre për energjinë e ripërtëritshme

   Aktivitetet kryesore të projektit:

1. Mbështetja e një përfitues me panele fotovoltaike në zonat e thella rurale

2. Dy përfituesit e mbështetjes me panele fotovoltaike dhe pompe për ujitje

3. Organizimi i një tryezë të rrumbullakët për rëndësinë e energjisë së gjelbër në bujqësi

4. Dy ditë fushore ne  promovimin e njësive të energjisë fotovoltaike

5. Publikimi i dy fletushkave rreth energjisë së gjelbër