en-US
 
  • Site
  • Web
Search

PRODHIMI I KOMPOSTIT DHE PËRDORIMI I TIJ NË HORTIKULTURË

Në kuadër të Projektit “Gjenerimi i të ardhurave dhe aktivitetet trajnuese për grupet e margjinalizuara dhe fermerët në zonat rurale” të financuar nga donatori Brot für die Welt nga Gjermania, IADK qe dy vite radhazi është duke zbatuar aktivitete të shumëta trajnuese dhe përkrahje direkte për  grupet e grave dhe fermerët në sektorë të ndryshëm të bujqësisë.
Në kuadër të komponentës për aktivitetet mjedisore është planifikuar trajnimi i grupeve të fermerëve për përgatitjen e kompostit dhe prodhimin e substratit organik. Në këtë drejtim IADK ka sjellë ekspert holandez me eksperiencë në përgatitjen e kompostit, me qëllim të bartjes së njohurive për mënyrën e kompostimit të mbeturinave bimore dhe plehrave të shtallës


  
Si rezultat i këtyre trajnimeve është motivuar fermeri Selim Kasumi nga Pestova për të filluar procesin e kompostimit të mbetjeve bimore dhe plehut të stallës. Ai gjatë vitit të kaluar ka prodhuar afërsisht 150 tonë kompost organik me vlerë shumë të lartë ushqyese për perimet dhe kulturat tjera bujqësore. IADK ka siguruar një pjesë të mjeteve simbolike për blerjen e një materjali special të quajtur “top tex”, i cili shërben për mbulimin e masës së grumbulluar organike  gjatë procesit të kompostimit.

Fermeri ka përgatitur edhe dizajnin dhe paketimin në ambalazhë prej 10 dhe 20 litrash, ndërsa me sukses ka bërë edhe shpërndarjen tek fermerët dhe kompanitë e ndryshme tregëtare, ndërsa përdorimi i tij ka treguar rezultate inkurajuese në perimtari, si në aspektin e rritjes së prodhimit ashtu edhe në cilësinë e frutave dhe rritjen e vitalitetit të bimëve
Rezultatet  dhe suksesi i treguar si në prodhimin e kompostit organik ashtu edhe efektet shumë pozitive gjatë përdorimit të tij në hortikulturë, e kanë shtyrë fermerin që edhe këtë vit të vazhdojë me prodhimin e kompostit në sasinë e njejtë si në vitin e kaluar dhe në këtë mënyrë fermerët e interesuar për furnizim me substrat organik, mund të furnizohen me kompost organik për përdorim gjatë prodhimit të fidanëve të perimeve, të luleve dhe për plehrimin e tokës në serra dhe kopshte familjare, për efektet e të cilit do të binden pas përdorimit të tij.