en-US
 
  • Site
  • Web
Search

RUAJTJA E FRUTAVE TE MOLLES

Edhe hapësira ose depoja për ruajtje te frutave paraprakisht duhet te pastrohet dhe dezinfektohet. Një prej metodave është edhe dezinfektimi me sulfur ku në çdo 1 m² të sipërfaqes së depos në enë të posaçme digjen nga 2-3 gr sulfur. Depoja qëndron ashtu mbyllur 2-3 ditë pastaj ajroset.
Përmes ruajtjes synohet të zgjatet periudha e përdorimit të frutave me humbje sa më të vogla dhe arritje të vlerave të larta tregtare.
Eksitojnë disa mënyra te ruajtjes:

· Ruajtja në kushte natyrale

· Ruajtje me ftohje mekanike (frigoriferë)

· Ruajtja me ftohje (frigorifer) dhe atmosferë të kontrolluar

Ruajtja në kushte natyrale
Për t’i ruajtur mollët për një kohë te caktuar 3-4 muaj ose edhe më tepër në mënyre sa më të thjeshtë dhe te lirë është e nevojshme që të kesh: letër në forme gazete (ose ndonjë lloj tjetër), arkat, mollët dhe një hapësire të freskët për ruajtje. Pastrimi i frutave do të ishte imirëseardhur por jo i domosdoshëm. Në prishjen e frutave ndikojnë koha e ruajtjes, lëndimet mekanike dhe kontakti i drejtpërdrejt në mes frutave.

 Koha – kultivarët me shije te thartë siç janë Jonatani, Idaredi, Greni Smithi qëndrojnë më gjatë në krahasim me ata që përmbajnë më tepër sheqerna siç janë: Delisheci i artë dhe i kuq.

Përzgjedhja – Çdo herë duhet pasur kujdes gjatë manipulimit me fruta duke filluar nga vjelja e deri te paketimi për ruajtje që të mos lëndohen. Për ruajtje zgjidhen vetëm frutat e shëndosha ndërsa ato të lënduarat konsumohen të freskëta ose përpunohen. Për t’u ruajtur frutat më, gjatë mund të përgatitet edhe një tretësire në të cilën, frutat duhet të zhyten për disa minuta para se të vendosen në arka:

 Tretësira e përgatitur: 10 L ujë; 0,4 kg klorur kalciumi; 20 gr ruajtës të verave (vinobran); 10 ml Chromovit ose Radovit.

 Kontakti – për te evituar kontaktin në mes frutave gjatë ruajtjes i mbështjellim ata ne mënyre individuale me gazetë, me përjashtim të asaj me ngjyrë, për shkak të helmimit me metale të rënda ose i mbështjellim me letër tjetër të pastër. Mbështjellja nuk do te thotë te jetë hermetike por sa për te qëndruar normalisht në arkën për ruajtje pa u çmbështjellë.

 Deponimi – depoja është me rendësi të ketë lagështi optimale 80-90 %, ventilim të mirë, temperaturë jo më të ultë se 2 oC, depoja duhet të jetë e errët, nuk duhet që në të njëjtin vend të ruhen edhe prodhime të tjera e veçanërisht patatet, arkat duhet të jenë mbi nivel të dyshemesë 15—20 cm dhe në dysheme duhet të ketë lagështirë - ujë.

Ruajtje me ftohje mekanike (frigoriferë)

Ruajtja e frutave me këtë metode bëhet në temperatura të kontrolluara 0.5 - 4 oC si dhe në lagështirë relative të ajrit të kontrolluar 90—95 %Ruajtja me ftohje (frigorifer) dhe atmosferë të kontrolluar Përmes kësaj metode të avancuar përveç kontrollit të temperaturave dhe lagështisë relative të ajrit kontrollohet edhe atmosfera e frigoriferit e në veçanti përqendrimi i oksigjenit (O2) prej 0.8 - 5 %, përqendrimi i dioksidit të karbonit (CO2) prej 0.5 - 5 % dhe përqendrimi i azotit (N2) prej 90 - 98.7 %