en-US
 
  • Site
  • Web
Search

CERTIFIKOHEN 61  GRA NGA IADK NE PËRPUNIMIN E PEMËVE DHE PERIMEVE SI NE PËRGATITJE E USHQIMIT

Në kuadër të projektit “Gjenerimi i të ardhurave dhe aktivitet trajnuese për grupet e margjinalizuara dhe fermerët në zonat rurale financuar nga Bread for the World  dhe Implementuar nga IADK, sot  më 18  Korrik është bërë certifikimi i 61 grave nga komuna e Vitisë , Vushtrrisë dhe Skenderajt, ne përpunimin e  pemëve dhe perimeve dhe ne përgatitjen e ushqimit.

Në ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave ishin prezent zyrtarët e Komunës së Vitisë dhe ekipi i IADK-së që është angazhuar në këtë projekt

    

Ne fillim fjalën e mori Drejtori Ekzekutiv Z. Zenel Bunjaku I cili falënderoj shume gratë e përfshira ne trajnim për përkushtimin dhe angazhimin e tyre ne ndryshimin e jetës se tyre duke filluar te merren me biznes dhe me këtë edhe fuqizimin e ekonomik te tyre . Po ashtu theksoi se IADK edhe pse ketë vit për here te pare ka filluar  bashkëpunimi  me komunën e Vitisë, është realizuar një  bashkëpunim shume i suksesshëm , por duke mos harruar edhe bashkëpunimin shume te mire me komunën e Vushtrrisë si dhe te Skenderajt  

Me pas fjalën e mori Veton Ademi Drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural falënderoj IADK për punën e bere ne ketë vit ne komunën e Vitisë si dhe theksoi se ky nuk do te jete bashkëpunimi i pare dhe i fundit ne mes te komune sonë dhe IADK, dhe se ky bashkëpunim do te vazhdoje edhe ne vitet e ardhshme

Ne fund fjalën e morën 5 gra nga 5 grupet e grave te cilat theksuan se ka qene kënaqësi qe te ,marron pjese ne keto trajnime kaq profesioniste dhe është hera e pare qe nga  trajnime janë punësuar ne kuzhinat e shkollave ose kane filluar biznesin ne prodhimin e turshive , xhemëve dhe produkteve tjera.

Pas fjalimeve u be edhe shpërndarja e certifikatave për gratë.
Pas ceremonisë së certifikimit eshët organizuar një koktej për pjesëmarrëset dhe mysafiret e ngjarjes