en-US
 
  • Site
  • Web
Search

PJESËMARRJE NE PUNËTORINË REGJIONALE TË SEEON

IADK synon që të jetë e përfaqësuar në rrjetet e ndryshme të organizatave bujqësore si në Evropë po ashtu edhe në regjion.
Në kuadër të kësaj IADK ka marrë pjesë në Punëtorinë e organizuar nga GIZ me objektivat:përditësimin e informacionit në lidhje me statusin aktual të zhvillimit të SEEON dhe përgatitjet finale për  asamblenë e përgjithshme, marrëveshja përfundimtare në lidhje me strukturën, paraqitjen dhe përmbajtjen e faqes se internetit te SEEON, marrëveshja për detyrat rolin e NFP, marrëveshjet përfundimtare në lidhje me statutin, zhvillimi i mëtejshëm i çështjeve organizative.
         

Eksperti i angazhuar nga GIZ  ka shpjeguar strukturën, paraqitjen dhe përmbajtjen e faqes së internetit të SEEON-it. Po ashtu është cekur edhe roli dhe rëndësia e pikave të kontaktit për secilin shtet, është diskutuar lidhur me planet strategjike prioritet kryesorë si dhe ndarja e përgjegjësive, monitorimi si dhe financat.
Në këtë punëtori u shqyrtuan kërkesa e IADK –së, Shoqatës Sllovene për tu bërë anëtare te SEEON dhe me vota unanime u vendos që të pranohen anëtarë të SEEON –it. Po ashtu u votua për anëtarë te rinj të Bordit Menaxhues ku me vota unanime u pranuan IADK , Shoqata nga Sllovenia si dhe nga Shqipëria.
Takimi i radhës do të mbahet në muajin mars të vitit 2017.