en-US
 
  • Site
  • Web
Search

TEKNIKA E MBJELLJES SË FIDANEVE

Për mbjellje te fidanëve vlen rregulla sa më parë që të mbillen është më mirë. Prandaj me e mirë është mbjellja vjeshtore e pemëve sesa  ajo pranverore. Para mbjelljes është mirë që toka të punohet deri në thellësi 70 cm. Për mbjellje duhet të hapen gropat aq te medha sa sistemi rrënjor i fidanit të vendoset lirshëm në gropë. Nëse nuk bëhet qilizma e tokës atëherë gropa duhet të hapet si në vizatimin e mësipërm duke e ndarë dheun e shtresës se sipërme në njërën anë dhe pjesën tjetër në anën tjetër. Përgatitja e tokës është mirë të bëhet se paku një muaj ditë para mbjelljes.

Përgatitja e fidanit për mbjellje: bëhet në atë mënyrë që 1/3 e rrënjëve prehen me gërshërë të mprehta në mënyrë që të iniciohet rritja e rrënjëve.Prerja duhet të shkaktoj plagë sa me të vogla. Fidanët e përgatitura i fusim në një enë në të cilën është hedhur 50 % bajga, 50 % argjilë (dhe i imtë) dhe një sasi uji. Të gjitha këto  përzihen deri sa formohet masa e qulltë.Në ketë masë zhytet sistemi rrënjor i fidanit e pastaj fidanët shpërndahen nëpër gropa për mbjellje. 





 

Mbjellja e fidanit: Mbjelljen e fidanit zakonisht e bëjnë dy punëtorë. Njëri e mban fidanin, ndërsa  tjetri e mbulon sistemin rrënjor të futur në gropë në atë mënyrë që sistemi rrënjor të shpërndahet njëlloj në të gjitha drejtimet.Ne fund të gropës mund të vendoset edhe huri në mënyrë që fidani te përforcohet. Në fund të gropës hidhet 150 g. pleh mineral N:P:K që shërben si ushqim e pastaj hidhet një sasi e dheut të imët në formë koni,  e  pastaj vendoset sistemi rrënjor i fidanit.Mbi rrënjë vendoset shtresa tjetër e dheut e cila me këmbë ngjeshëtmirë e mirë. Mbi ketë shtresë vendosen 10-15 kg pleh organik, por duke mos pasur kontakt direkt me rrënjët.  Mbi pleh vendoset prapë shtresë e dheut e cila ngjeshët mirë e mirë duke mos lënë ajër në mes rrënjëve dhe dheut.


 

Fidanët duhet të mbillen në atë thellësi në të cilën kanë qenë në fidanishte ose vendi i shartimit të mbetet mbi sipërfaqe për 5-10 cm; e në pemëtarinë e avancuar edhe 14 cm.Fidanët e pemëve përforcohen për huri duke i lidhur me shpagë në formë të numrit tetë dhe në te është e vendosur etiketa e kultivarit. Rreth fidanit hidhet shtresa e mbetur e dheut duke i dhënë formën. 

 

Nëse fidani është mbjellë në vjeshtë i jepet forma e  humkës që të largohet uji i tepërt  ose në formë të   çinisë që të mbledh ujin gjatë verës. Në fund për të siguruar një kontakt sa më të mirë të sistemit rrënjor me dheun çdo fidan duhet ujitur me 10 L ujë