en-US
 
  • Site
  • Web
Search

IADK VIZITOHET NGA NJË GRUP I FEMERËVE NGA TROPOJA

Nën organizimin dhe drejtimin e  Shoqatës “Integrimi”  Tropojë, më 13 Tetor 2016, një grup i fermereve  nga zona e Tropojës kanë vizituar IADK-në dhe disa fermerë në Regjionin e Mitrovicës. Shoqata nga Tropoja në mbështetje të një fondacioni holandez është duke i përkrahur fermerët në ngritje të pemishteve të vogla me pemë, ndërtimin e miniserrave, miniferma pulash etj. Qëllimi i kësaj vizite një ditore ishte shkëmbimi i eksperiencave mes fermerëve nga fushat përkatëse të bujqësisë dhe blegtorisë, si dhe njohja me aktivitetet të cilat është duke i realizuar IADK në përkrahje të fermerëve në Kosovë.

Pas njohjes me ambientet, stafin dhe punën që po bënë IADK në mbështetje të bujqësisë dhe zhvillimit rural në rajone të ndryshme të Kosovës, me grupin prej 25 pjesmarrësve janë vizituar disa pika me interes nga vizitorët, si janë:

 Vizita te fermeri Daut Kosumi në fshtin Pestovë të Vushtrrisë, i cili merret me kultivimin e perimeve në serra dhe kultivimin e patateve. Nga ky kultivues janë dhënë informacione për mënyrën e prodhimit të fidanëve, mënyrën e kultivimit të perimeve, llojet e hibrideve të perimeve të cilat i kultivon dhe masta tjera të përkujdesit dhe tregtimin e perimeve

Vizita e dytë është bërë te fermeri Avni Rrustemi në fshatin Novalan të Vushtrrisë, i cili merret me kultivimin e mollëve dhe kumbullave, nga i cili janë dhënë inormacione për kohën e ngritjes së pemishtes, llojet e kultivarëve të mollës dhe kumbullës, mënyrën e krasitjes dhe mbrojtjes së bimëve, si dhe levërdinë nga kjo veprimtari.

 

 

Vizita e fundit është bërë në fshatin Frashër të Mitrovicës në “Fermën e Pulave në Natyrë” në të cilën bëhet prodhimi i pulave dhe vezëve natyrale, pastaj mbarështimi i dhive, kultivimi i bletëve, pemëve dhe perimeve. Për punën dhe aktivitetet e zhvilluara në këtë fermë pjesmarrësit janë njohur nga Nysret Krasniqi, përfaqësues i “Diakonie Kosova” përkatësisht projekt menaxher i fermës, i cili prezantoj punën që bëhet në këtë fermë, llojet e pulave që kultivohen, prodhimi dhe tregëtimin e mishit dhe vezëve, sistemin e lirë të mbajtjes, bosket/kotecet e veçanta të mbajtjes së pulave dhe gjelave, hulumtimet e ndryshme që bëhen për të përcjellur vojtjen e pulave etj. Po ashtu janë njohur edhe me mbarështimin e dhive autoktone, kultivimin e bletëve, si dhe personelin e punësuar në këtë fermë.