en-US
 
  • Site
  • Web
Search

IADK  PËRKRAH  FERMERËT NË NGRITJEN E PLANTACIONEVE ME MJEDRA


IADK duke parë  interesimin e fermerëve për zgjerim të sipërfaqeve kultivuese me mjedër edhe këtë vit në bashkëfinancim me Komunat; Vushtrri,  Mitrovicë dhe Drenas,  ka ndihmuar fermerët për të investuar në ngritjen e plantacioneve të vogla me mjedra. Në këtë aktivitet për 21 fermerët përfitues janë siguruar fidanët e mjedrës për mbjelljen e ngastrave me nga 1000 m², pastaj sistemi i ujitjes pikë-pikë dhe disa inpute tjera përcjellëse. Për shkak të disa vështërsive dhe problemeve të shfaqura viteve të fundit për të siguruar fidanë cilësorë, kësaj here IADK nga Italia ka  sjellur  fidanët e gjelbërta të mbjellura në substrat gjegjësisht module plastike. Ky sistem i prodhimit të fidanëve do të jetë më i sigurt si nga aspekti shëndetësor i fidanëve, ashtu edhe për nga përqindja e zënjes së bimëve pas mbjelljes në vendin e përhershëm për faktin se sistemi rrënjor nuk është i zhveshur, por ai është shumë mirë i zhvilluar në substratin adekuat dhe nuk do të ketë asnjë lloj stresi apo shkëputje të rritjes së bimëve pas mbjelljes në ngastrat e fermerëve.


Përveç përkrahjes direkte fermerët kanë marrë edhe asistencën profesionale për gjithë praktikat e kultivimit, duke filluar që nga përzgjedhja e tokës, përgatitjen e saj për mbjellje dhe mënyrën e mbjelljes si dhe masat tjera të përkujdesit pas mbjelljes. Fermerët me kohë kanë kryer të gjitha përgatitjet dhe me sukses e brenda afatit optimal kanë kryer mbjelljen e fidanëve.


Nga ky investim i përbashkët prej IADK-së, komunave dhe fermerëve përfitues janë ngritur gjithësej 2.1ha me mjedër, e cila kohëve të fundit ka një trend shumë të madhë të zgjerimit të sipërfaqeve kultivuese në shumë rajone të Kosovës, duke iu falenderuar kushteve të përshtatshme klimatiko-tokësore të vendit tonë dhe kërkesave në rritje të tregut të jashtëm europian për fruta të mjedrës.