en-US
 
  • Site
  • Web
Search

PËRFITUESIT E SERRAVE TË KËNAQUR ME PRODHIMIN E PERIMEVE

Kultivuesit e perimeve në serrat e shpërndara në kuadër të projektit “Mbështetja e prodhimit vendës në komunat veriore të Rajonit të Mitrovicës dhe Rajonin Ekonomik Jug”, të mundësuar nga UNDP dhe  financuar nga Ministria për Punë të Jashtme të Finlandes“ , janë  të kënaqur me rezultatet e arritura deri më tani në kultivimin e perimeve.

Katër përfituesit e serrave me sipërfaqe prej 200 m², të cilët nga 12-14 prill kanë kryer mbjellejn e fidanëve me perime, kryesisht me domate apo edhe tranguj, janë monitoruar të premten, dt.22.07.2016 së bashku me përfaqsues të UNDP-së, dhe të gjithë kanë shprehur falenderimet e sinqerta të tyre për IADK-në dhe donatorët që kanë mundësuar këto investime. 



Prodhimi i perimeve në serra është shumë i mirë, dhe mesatarisht deri më tani secili nga përfituesit përafërsisht kanë vjelë nga 2 tonë domate apo tranguj, varësisht se cilin lloj e kanë kultivuar. Po ashtu falë kualitetit të mirë të prodhimit ata janë duke i plasuar pa problem perimet e tyre dhe çmimi i shitjes këtë vit duket të jetë më i favorshëm se sa ai i vitit të kaluar. Me një përkujdesje të tillë ndaj perimeve në serra fermerët deri në përfundim të vegjetacionit lehtësisht do të marrin edhe 2-2.5 ton prodhime tjera nga serrat e tyre, dhe të rrisin të hyrat në ekonomitë e tyre familjare.