en-US
 
  • Site
  • Web
Search

Simptomat e mungesës se elementeve ushqyes dhe plehërimi i      dredhëzës

Pas mbjellje së dredhëzës është e nevojshme të bëhet plehërimi plotësues. Në këtë fazë çështja më e rëndësishme është që bimës t’i sigurohet fosfor të mjaftueshëm i cili mundëson rrënjëzimin e mirë maksimal dhe zhvillimin e sistemit rrënjor që arrihen me përdorimin e kristalorit (NPK 13:40:13+Mikro). Kristalorët përdorën në sasi 1 gram në 1 litër ujë që do të thotë 1 kilogram në 1000 litra ujë.

 Preferenca është që së paku dy ushqime të behën me kristalor të verdhë në 7 ditë pas mbjelljes së fidanëve. Pas rrënjëzimit, bimës duhet siguruar azot i mjaftueshëm për zhvillimin masiv të gjethit që mundëson dhe garanton zhvillim maksimal të luleve si dhe kalium që të parandaloi zhvillimin e   bujshëm dhe i siguron bimës qëndrim ndaj temperaturave të larta që janë të rëndomta për këtë stinë të vitit. Kjo arrihet duke përdorur kristalor (NPK 20:20:20 + Mikro),  të shprehur në masë të ngjashme sikur me të plehun e lartpërmendur, kristalorin (NPK 13:40:13 +Mikro), me përdorim 1 herë në 7 ditë ose me ushqimin foliar përmes gjetheve me (Sal 12 ose Albatros Universal, 1 kilogram në 500 litra ujë) me çka arrihet thithja më e shpejtë e ushqimit. Përdorimi i ushqimit foliar përsëritët çdo 10 ditë, derisa të fillon lulëzimi. Pas lulëzimit gjerë tek vjelja, përdoret kristalori (NPK 12:02:42 +Mikro). Ky ushqim përdorët 1 herë në 7 ditë, i cili me formulimin e tij me përqindje të lartë të kaliumit siguron cilësi të lartë të frytit. Gjatë sezonit të dytë dhe tretë të kultivimit, pas fillimit të vegjetacionit në pranverë duhet përsëritur përdorimin e përshkruar në pikën 3 dhe 4, me shtesë të detyrueshme të kalciumit i cili siguron qëndrim më të gjatë të frytit, në shitje dhe qëndrueshmëri të bimës ndaj sëmundjeve, para së gjithash kalbjes së frytit (Botrytis). Vlerat e cekura të kristaloreve, janë vetëm disa prej kombinimeve dhe sasia e përdorimit të tyre është vetëm orientuese, e cila bazohet në të dhënat e përgjithshme të vetive kimike të tokës. Mirëpo duhet pasur parasysh se në treg gjenden kombinime të ndryshme të plehrave, një numër i të cilave mund të kombinohen mes tyre. Si bazë kryesore për përcaktimin e nevojave të dredhëzës me elemente ushqyese duhet të jenë  analizat kimike të tokës dhe bimës, si dhe fazat e zhvillimit të bimëve si gjatë vegjetacionit ashtu edhe gjatë ciklit jetësor të bimëve.