en-US
 
  • Site
  • Web
Search

Merret vendimi për organizimin e agronomëve të Kosovës

IADK (Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë) shënon suksesin e radhës duke thirr një takim për organizimin e agronomëve ku edhe merret një vendim i tillë.

Me një numër rreth 60 agronomëve më 27 Shkurt u morr një vendim i rëndësishëm për organizimin e agronomëve në mënyrë që të kontribuohet në përmirësimin e gjendjes së sektorit të bujqësisë në përgjithësi dhe në veçanti të agronomëve në Kosovë duke shfrytëzuar potencialin profesional.

Nga të gjithë të pranishmit kjo nismë nga IADK u cilësua si një iniciativë shumë e qëlluar duke shënuar kështu edhe një sukses të radhës. Të pranishmit pas një debati unanimisht u pajtuan që të organizohen si agronomë të Kosovës në nivel qendror në ballafaqimin me sfida të ndryshme për përmirësimin e sektorit.

Drejtori Ekzekutiv i IADK-së që inicioi këtë nismë Zenel Bunjaku, gjatë takimit potencoi që me këtë iniciativë mendojnë që të organizojnë sa më mirë agronomët dhe të ofrojnë ngritje të kapaciteteve për fermerët e rinj, mbrojtja dhe përkrahja fermerëve të Kosovës, ndihma në përgatitjen e planeve strategjike si dhe zbatimi i ligjeve dhe planeve për zhvillimin e bujqësisë.

Pas një debati të mirëfilltë dhe frytdhënës u vendos të zgjidhet një grup punues që do të punoj në procedurat e nevojshme për organizimin e agronomëve me përbërje: Nazmi Rapuca, Kushtrim Sadiku, Luljeta Krasniqi, Azem Zogaj, Fatlum Hasani, Januz Kabashi dhe Avni Ramadani, derisa u tha se IADK do ta mbështesë me ekspertizë dhe teknikisht themelimin dhe organizimin e kësaj shoqate

Edhe agronomja Luljeta Krasniqi, e cila është zgjedhur në grupin punues tha se do të punojnë në mbrojtjen e interesave të agronomëve dhe fermerëve. Ajo tha se me këtë iniciativë synohet që të agronomët e Kosovës të jenë më të integruar në rrjedhat moderne të bujqësisë.

IADK kështu fton të gjithë agronomët e Kosovës që nuk kanë pasur rastin të jenë prezentë në këtë takim të lajmërohen së shpejti në Drejtoritë e Bujqësisë Komunale për të plotësuar formularin me synimin e përcaktimit të numrit të saktë të agronomëve në Kosovë dhe që të mund të kontaktohen për aktivitetet e radhës së nismës.