en-US
 
  • Site
  • Web
Search

Mbajtja e shënimeve në fermë

Një nga funksionet më kritike të menaxhimit të fermës është marrja e vendimeve. Është me rëndësi që gjatë secilës herë të merren vendimet më të mira të mundshme.

Mirëpo nëse merren vendime logjike dhe të bazuara në informacione të sakta vendimet e tilla do të qojnë në arritjen e qëllimeve të menaxherit të fermës si dhe familjes së tij.

Prandaj vendimmarrja e mirëfilltë zakonisht paraprihet me këta hapa esencial:

·         Njohja e nevojës për të marr vendime, ose zbulimi i ndonjë çështjeje që është duke shkaktuar probleme;

·         Ti kuptoj problemet dhe të përcaktojë shkaktarin e problemit;

·         Identifikimi i zgjidhjeve alternative për problemin;

·         Analiza dhe krahasimi i zgjidhjeve alternative;

 

Kërkesa kryesore për vendimmarrje është informimi i saktë. Informimi është i nevojshëm për parashikimin e problemeve si dhe për arritjen e zgjidhjeve të duhura.

Burim i rëndësishëm informatash për fermerët janë: agjentët ekstensionit, fermerët e tjerë, shtypi ditor, gazetat profesionale mujore si dhe materialet tjera të shkruara; shënimet e mbajtura në ferma etj.

 

Çka janë shënimet në fermë?

Shënimet në fermë janë informatat e mbledhura financiare si dhe ato mbi prodhimin në fermën e caktuar të cilat mund të ruhen për të ardhmen si dhe mund të përdoren menjëherë ne vendim marrje. Ato mund të ruhen në:

·         Kokën e fermerit, në memorien e tij

·         Në kompjuter, duke përdorur programin për menaxhim financiar përmes pakos softuerike

·         Në fletore në formë të shkruar ose libra për shënime

 

Në Kosovë shumica e fermerëve praktikojnë ti mbajnë shumicën e shënimeve në memorien e vet. Ky është një vend shumë i papërshtatshëm për mbajtje të shënimeve për shumë arsye:

·         Kur shënimet tentohet të mbahen mend, fermerët të shumtën e rasteve do ti harrojnë ato informata që janë të nevojshme për zgjidhjen e problemeve në fermë

·         Huadhënësit dhe institucionet financiare nuk do të japin kredi bazuar në informacionet e memoruara për prodhimin, të ardhurat dhe profitit të përafërt bazuar në memorie të fermerit

·         Tatimet për ferma nuk mund të llogariten si duhet pa pasur shënime të llogaritura në kompjuter, sepse tatim kërkuesi do të mund të kërkonte një shumë të arsyeshme në bazë të shënimeve nga tatimpaguesi. Kurse tatimi paushall të shumtën e herëve detyron fermerin për pagesë një shume shumë më të madhe

·         Konfliktet mund të rriten sidomos midis borxhit që ka fermeri ndaj tjerëve si dhe borxhet që të tjerët i kanë fermerit

·         Nëse fermeri sëmuret, apo i paraqitet ndonjë rast urgjent dhe duhet të largohet për një periudhë të caktuar nga ferma ose vdes, anëtarët e mbetur në fermë nuk do të kenë të dhëna historike rreth fermës. Mund të mos dinë se cilat bimë duhet të alternohen çdo sezon; sa janë shpenzimet për hektar për kultura të ndryshme, çmimet për këto materiale, si dhe për shërbimet e vjeljes si dhe informatat tjera të rëndësishme për fermën.

Mënyra më e preferuar e mbajtjes së shënimeve është ajo kompjuterike.  Me futjen e informative financiare në kompjuter, fermeri automatikisht mund të shfrytëzoj informatat për raportim, t’u siguroj deklarata financiare për kredi dhënësit, dhe të zhvillojnë “çka nëse” (“Çka do të ngjante nëse mbjelli qepë në vend të domateve”, “ Sa do të fitoj?” ose “Çka nëse do të mbillja gjysmë hektari me qepë dhe gjysmën tjetër të hektarit me domate? "Sa do të fitoj” ose “Çka nëse do të rrise numrin e lopeve qumeshtore nga 5 në 10? Sa do të fitoj”).

 

Kurse jo përparësit në përdorimin e kompjuterit janë: kostoja e kompjuterit, printerit dhe softuerit; kostoja e trajnimit e nevojshme për të mësuar përdorim të kompjuterit dhe softuerit; e në anën tjetër kushton edhe koha që nevojitet për ta mësuar manipulimin me kompjuter.

Për fermerët në Kosovë rruga më e mirë është shkruaraja e shënimeve në mënyrë që të mbahen shënimet sistematike. Dhe me mbajtje të rregullt të shënimeve fermerët kosovar munden saktësisht të:

·         Ti ruaj dhe të ketë qasje në informatat financiare dhe ato mbi prodhimtarinë e biznesit të fermës së tyre

·         Parashikojnë prodhimin e kulturave bimore dhe prodhimet shtazore në të ardhmen si dhe përfitimet në bazë të informative të fitimit në të kaluarën

·         Gjithmonë ti kenë shënimet që ti shfrytëzojnë në të ardhmen.

 

1.2 Pse të mbahen shënime në fermë?

Kuptimi i saktë i gjendjes financiare në fermë është shumë kritik për fermerin ndërmarres në ambientin e sotëm të kooperimit në bujqësi. Shënimet e sakta dhe deklaratat financiare janë materialet bazë të nevojshme për analizë të kushteve financiare të fermës suaj si dhe për trendin operative të fermës. 

Këto shënime të sakta mbi fermën nevojiten për:

·         Monitorimin dhe Vleresimin e progresit të biznesit tuaj në fermë.  Sa të holla keni shpenzuar, dhe sa të holla keni fituar? Të tregoni profitin e biznesit tuaj? A është duke përparuar biznesi juaj çdo vit apo jo? Cilat prodhime në fermë janë fitimprurëse, e cilat jo? Si dhe çfarë ndryshime duhet të bëni që të përmirësoni fitimin? Qëllimi kryesor i mbajtjes sistematike të shënimeve është që t’u pasqyroj situatën në biznesin tuaj. Kjo ju lejon të shihni të arriturat tuaja sa i përket fitimit, si dhe harxhimet dhe resurset që kanë kontribuar rezultateve tuaja. Krahasimi i shënimeve tuaja me ato të fermerëve tjerë do t’u tregoj sa mirë qëndroni krahas mundësive që keni në fermën tuaj. Krahasimet e tilla mund ti qesin në pah sferat ku ju duhet të përmirësoheni në mënyrë që ta rritni fitimin.

 

·         Rritja e mundësive për sukses në biznesin tuaj.  Mbajtja e shënimeve mundëson që shpejt ti identifikoni fushat problematike (ose fushat me potencial të paraqitjes së problemeve) ne biznesin tuaj në fermë.  Kjo ju mundëson të ndërmerrni masa korrektuese që ti parandaloni paraqitjet e problemeve në fushat kritike me fjalë të tjera, kjo ju mundëson të bëni vendime në bazë të informatave që të mund të zgjidhen problemet në fermë.

·  Të siguroni shënime për të kaluarën rreth progresit të aktiviteteve në fermë.  Me këto shënime familja juaj është në pozitë më të lakmueshme  të marr vendime në fermë nëse ju nuk gjendeni për çfarëdo arsye, ose në raste eventuale të vdekjes suaj.

 ·  Parashikimi i fitimit dhe kushteve në të ardhmen.  Askush nuk e di me siguri se çka sjell e ardhmja. Duke pasur shënime të sakta, sidoqoftë kjo do të mundësoji parashikojmë çfarë kushte do të ekzistojnë në të ardhmen gjatë përpilimit të planeve.

 ·   Përgatitja e deklaratave financiare. Ju nevojiten shënime të mbajtura mirë që të përgatitni deklarata të sakta financiare.  Këto deklarata financiare janë të domosdoshme për aplikim në kredi nga banka apo nga ndonjë institucion tjetër financiar.

 ·  Për regjistrimin e faturave dhe shpenzimeve tjera.  Ju do të merrni të holla dhe të paguani në shumë vende.  Shënimet e mira do t’u mundësojnë ti identifikoni të dy anët: të ardhurat dhe shpenzimet. Gjithashtu do t’u mundësojnë identifikimin e atyre që ju i keni borxh si dhe të atyre që ju kanë borxh juve.

 ·   Ti përgatitni pagesat e tatimeve.  Në të ardhmen, profiti nga të ardhurat në bujqësi do të tatimoret edhe në Kosovë.  Shënimet e sakta janë të domosdoshme për përcjelljen e humbjeve si dhe për përgatitjen e pagesave tatimore.

Prandaj shënimet e sakta, janë të domosdoshme në funksionimin e planifikimit dhe menaxhimit në fermë.

Shënimet e fermës mund të mbahen në forma të ndryshme, në shkallë të ndryshme në përsosjes. Ky doracak ju ofron disa forma të thjeshta të mbajtjes së shënimeve që mund t’u ndihmojnë në menaxhimin e biznesit të fermës suaj.

Për përdorimi e këtyre formave nuk ka nevojë të jeni ekspert i menaxhimit financiar. Janë të lehta për përdorim dhe nuk do t’u marrin kohë më shumë se 2 – 3 orë në muaj që ti regjistroni informatat e duhura.

Secili formular ka edhe instruksionet e përdorimit si dhe një formë shembull që tju ndihmoj juve në mbushjen me informata korrekte.