en-US
 
  • Site
  • Web
Search

Bletët polenizuese jo mjaltëdhënëse (Bumblebees)

Menaxhimi polenizimit është një sfidë në bujqësi veçanërisht në hortikulturë sepse ajo mbron dhe nxit polenizuesit prezent dhe përfshirjen e metodave shtesë polenizuese. Një ndër polenizuesit e njohur është bleta mjaltëdhënëse. Për rolin e tyre si polenizues fletë e dhëna se vetëm në pemishtet e Kalifornisë shfrytëzohen rreth një milion bletë dhe se rendimentin rritet tek pemët dhe perime të ndryshme nga 20 – 30%.

Por qëllimi kryesor i këtij artikulli është se përveç bletës mjaltëdhënëse në vendet e zhvilluara Evropiane shfrytëzohet në mënyrë masive bleta polenizuese jo mjaltëdhënëse (bumblebees).

Efekti polenizues i bletëve mjaltëdhënëse dhe bletëve  jo mjaltëdhënëse (bumblebees) është e pa kontestueshme. Qe te dy llojet duke vizituar lulet e pemëve dhe perimeve te ndryshme ushqehen me nektarin e tyre kurse polenin e marrin dhe gjatë shëtitjes nëpër lule tjera e vendosin në stigmën e vezores.

Në këtë artikull do të fokusohemi më shumë në përpirësit që kanë bletët polenizuese jo mjaltëdhënëse (bumblebees) në krahasim me bletët mjaltëdhënëse dhe metodat tjera polenizuese. 

Historia e shfrytëzimit të polenizueseve të ndryshëm

Deri në 1989, shumë kultivues të domates shfrytëzonin hormone që të promovojnë formësimin e fryteve. Një metodë tjetër ka qenë vibrimi, lulet mekanikisht janë tundur që të sigurohet lirimi dhe shpërndarja e polenit. Hulumtimet në shkallë të lartë të kryera në 1988 dhe 1989 kanë sjell në dritë se bletët polenizuese do të sjellin më shumë polenizim krahasuar me kolonit e bletëve mjaltëdhënëse, shfrytëzimin e hormoneve dhe vibrimin mekanik. Si rezultat i kësaj është se herët që nga viti 1993, 90% e kultivueseve Evropian kanë filluar shfrytëzimin masiv të bletëve polenizuese, kurse sot kjo mund të jetë në disa vende me bujqësi të zhvilluar edhe 100% sikurse është Holanda. Sot bletët polenizuese shfrytëzohen te një numër i madh i bimëve ne krejt boten.

PËRPARËSIT E BLETËS POLENIZUESE JO MJALTËDHËNËSE (BUMBLEBEES)

  1. Secila bletë polenizuese (bumblebees) transferon më shumë polen tek stigma e vezores krahasuar me polenizuesit tjerë sikurse janë bletët mjaltëdhënëse te zakonshme. Tek shumë kultura kjo rezulton: në frytin më të mirë dhe një % shumë e lartë e frutave të klasës së parë në periudhën e vjeljes.
  2. Një bletë polenizuese (bumblebees) po ashtu viziton më shumë lule në orë se sa cili do polenizues tjerë, përfshirë edhe bletën mjaltëdhënëse
  3. Bletët polenizuese (bumblebees)  kanë një tolerancë nga kushtet  jo të përshtatshme klimatike, temperaturat e ulëta dhe kushtet me një ndriçim të ulët. Ato fluturojnë edhe në temperatura të ulëta si 8°C, në reshje të shiut me intensitet të ulët, kushte të erës ose mot me vranësira të dendura. Në përgjithësi, bleta mjaltëdhënëse nuk i kryejnë mirë aktivitetet funksionale të tyre në serra dhe tunele. Ato janë në përgjithësi më pak efektive  ose jo adekuate gjatë  periudhave të temperaturave të ulëta (nën  15°C) dhe mot me vranësira.
  4. Polenizimi mekanik është shpenzim i kotë i kohës dhe vështirë të menaxhohet.
  5. Hormonet shpesh rezultojnë në kualitet të ulët të frutave, që nuk janë tërheqës për shitje dhe kanë me pak fara në fryte.
  6. Bletët polenizuese (bumblebees) janë aktive edhe në kulturat në hapësira të mbyllura: nën rrjetën kundër breshëritë, në tunele plastike, gjendje në të cilën polenizuesit tjerë dështojnë.
  7. Bletë polenizuese (bumblebees) Lehtë lëvizin kolonit tyre gjatë lulëzimit tek kulturat të ndryshme në periudha të ndryshme bazuar në atë secila bimë lulëzon së pari.
  8. Ekziston mundësia e grumbullimit të bletëve polenizuese (bumblebees)  dhe mbyllja e tyre mund të kryhet edhe në mes të ditës dhe lëvizja e bokseve të bletëve përkohësisht ose përhershëm diku tjetër, për shembull gjatë spërkatjes së kulturave, ose nëse dëshiron ti largosh frutat në një numër më të madh.
  9. Bletët polenizuese (bumblebees) nuk janë kurrë agresive, kjo donë të thotë siguri me të madhe për juve dhe të punësuarit. Në përgjithësi,  janë insekte paqedashëse dhe do të thumbojnë vetëm kur ato ndjejnë se bokset e tyre janë në shkatërrim e sipër.
  10. Bletët polenizuese (bumblebees) mund të punojnë dhe kryejnë shumë mirë aktivitetet së bashku me bletët mjaltëdhënëse
  11. Shfrytëzimi i bletëve polenizuese (bumblebees) donë të thotë një kursim të fuqisë punëtore krahasuar me teknikat tjera polenizues

Kthimi në investime

Bletët polenizuese (bumblebees) punojnë dhe funksionojnë shumë mire dhe kjo vërehet në reflektimin në përmirësimin e shkëlqyeshëm të rezultateve polenizuese. Si rezultat, rendimenti rritet, frutat me së shpeshti janë më të mëdha dhe numri i frutave të dështuara bien.

Duke u nisur se frutat janë formuar dhe zhvilluar mirë, humbjet pas vjeljes po ashtu janë të reduktuara: një aspekt i rëndësishëm ekonomik. Varësisht nga vendi, kultura, varieteti dhe konditat e kultivimit, rezultatet mund të jenë më të larta ose më të ulëta se sa mesataret e prezantuara.

Domatet  kanë rendimet më të lart  në serrë 25 – 45%, peshë më të madhe të frutave 20-65%, më shumë fara në fryte se sa të frytet me forma tjera të polenizimit, me shumë vitamina etj.


Domatet, në fushë të hapur, më shumë rendiment deri 30%.

Speci ëmbël ka peshë ekstra në fryte deri 30%, përmbajnë më shumë fara, një forme më te mire dhe një perikarp më të hollë.

Një koloni e bletëve polenizuese (bumblebees) është e mjaftueshme për polenizimin e një sipërfaqe të kultivuar prej 3000 deri në 5000 m2 gjatë 6 – 8 javëve

Dredhëzat, në fushë të hapur deri 20% frute me peshë më të lartë, dhe deri 3% më pak frute të dështuara

Peshë ekstra e frutat të mollë deri  20% më e lartë.

Boronicat 17 deri 32% rendiment ekstra duke ju falënderuar kualitetit më të mirë të frutave (frute më të  mëdha).

Bletët polenizuese (bumblebees) janë ekselencë  gjatë periudhës kur bletët mjaltëdhënëse nuk janë aktive: në dimër dhe në pranverë, gjatë motit të ftohët dhe motit të vrerët.

Shalqinjtë dhe pjeprat deri 30% rendiment ekstra si dhe formësim shumë uniform të frutave dhe si rezultat I të cilës vjelja kërkesat për fuqi punëtore janë jashtëzakonisht të reduktuara.